77 mjekë të njohur rrëzojnë pretendimet për mbajtjen e maskës me detyrim, në Itali shtohen dyshimet për mashtrime me Covid-19

77 mjekë të njohur rrëzojnë pretendimet për mbajtjen e maskës me detyrim, në Itali shtohen dyshimet për mashtrime me Covid-19

Vendimi i disa shteteve për të bërë me detyrim mbajtjen e maskës ka sjellë reagime të ashpra nga ana e ekspertëve të fushës së mjekësisë. Një nga shtetet i cili bëri me detyrim mbajtjen e maskës është edhe Shqipëria, ku ditën e enjte hyri në fuqi akti normativ.

Por përveç mjekëve shqiptarë, edhe mjekët nga vende të ndryshme të botës kanë dalë kundër mbajtjes së maskës me detyrim, duke parashtruar një sërë argumentesh. Kanë qenë 77 mjekë, të cilët përmes një letre të hapur për të gjitha vendet e botës theksojnë se izolimi i vendit, mbajtja e maskave apo distancimi social nuk janë bazuar në asnjë provë shkencore që janë produktive dhe si rrjedhim sipas mjekëve këto masa shkelin parimet themelore të mjekësisë së bazuar në prova.

Mjekët mbështesin masat e arsyeshme siç është larja e shpeshtë e duarve apo teshtitja në këndin e bërrylit. “Ne themi: Stop për të gjitha masat e çmendura dhe joproporcionale që janë marrë që nga fillimi për të luftuar SARS-CoV-2 (mbyllja, bllokimi i ekonomisë dhe arsimit, distancimi social, mbajtja e maskave për të gjitha, etj.) për shkak se janë plotësisht të pajustifikuara, ato nuk bazohen në ndonjë provë shkencore dhe ato shkelin parimet themelore të mjekësisë së bazuar në prova. Nga ana tjetër, natyrisht, ne mbështesim masa të arsyeshme siç janë rekomandimet për larjen e duarve, teshtitjes ose kollitjes në bërryl, etj.

Kjo nuk është hera e parë që njerëzimi përballet me një virus të ri: ai përjetoi H2N2 në 1957, H3N2 në 1968, SARS-CoV në 2003, H5N1 në 2004, H1N1 në 2009, MERS-CoV në 2012 dhe përballet me virusin sezonal të gripit çdo vit. Sidoqoftë, asnjë nga masat e marra për SARS-CoV-2 nuk është marrë për këto viruse”, thuhet në letër. Më tej mjekët theksojnë se jo vetëm Covid-19, por të gjitha viruset në fillim kanë qenë të reja dhe të panjohura, duke shtuar se prej asnjërit nuk është bllokuar ekonomia, nuk është paralizuar sistemi arsimor dhe asnjë prej masave që po imponohen nga qeveritë për qytetarët e tyre.

“Por, ky është një virus i ri” dhe ne përgjigjemi: H1N1 dhe viruset e tjerë që përmendëm ishin gjithashtu viruse të reja. Megjithatë: ne nuk kemi kufizuar vendet, nuk kemi bllokuar ekonominë globale, nuk kemi paralizuar sistemin arsimor, nuk kemi bërë distancim shoqëror dhe nuk u kemi thënë njerëzve të shëndetshëm të mbajnë maska. Përveç kësaj, disa ekspertë thonë se është e mundur që ky virus tashmë ishte duke qarkulluar më parë, por thjesht nuk ishte shfaqur”, thuhet në letrën e mjekëve.

Italia shton dyshimet për mashtrim

Ndërkohë që Italia ka qenë një ndër shtetet me numër më të lartë të personave të prekur me Covid-19 apo edhe të viktimave që nuk arritën t’ia dilnin dot. Në Parlamentin italian janë zbuluar detaje tronditëse se epidemia aktuale është një mashtrim i madh. Janë zbardhur akuza të tmerrshme nga mjekët më të mirë në Itali se koronavirusi është thjesht një virozë e zakonshme. Ata shprehen se virusi nuk ka vrarë asnjë person.

“Theksojmë se virusi nuk ka vrarë asnjë person. Ne kemi aplikuar terapi dhe protokolle, krejtësisht të gabuara. Nuk i ka vrarë njerëzit viroza, i kemi vrarë ne, u kemi dhënë sheqer në serume, u kemi djegur mushkëritë me oksigjenin që nuk duheshin përdorur, ndërkohë që ka ilaçe e terapi të thjeshta.

Ne kemi vrarë njerëz. Mjekët janë kthyer në instrumente që sjellin vdekje. Nëse do të ishin lejuar autopsitë, do të shihnim gabime prej fëmije të bëra nga ne mjekët. Thjesht i kemi dënuar me vdekje këta njerëz. Është fshehur gjithçka nga media dhe politika e shitur. Kur themi të vërtetën nuk duhet të kemi frikë. Ende tani, jemi në një situatë terrori. Thonë se ka filluar vala e dytë e virusit, por le t’i lemë këto idiotësira. Është në qarkullim, vetëm një virozë e zakonshme”, shprehen mjekët në Itali.

Isparta escort Afyon escort Giresun escort Çanakkale escort Trabzon escort Çorum escort Erzurum escort Muğla escort Pamukova escort Buca escort Osmaniye masaj salonu Balıkesir escort Manisa escort Aydın escort Muğla escort Maraş escort Yozgat escort Tekirdağ escort Mersin escort Nizip escort Çankaya escort Ordu masaj salonu Kütahya mutlu son masaj Elazığ mutlu son masaj Malatya mutlu son masaj Tokat mutlu son masaj Çorum mutlu son masaj Yalova mutlu son masaj Şanlıurfa escort bayan Gaziantep escort bayan Amasya escort bayan Edirne escort bayan Yozgat escort bayan Adana escort bayan