osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

A do zgjohet nga ëndrra si kryeprokuror Lul Durimadhi?!

A do zgjohet nga ëndrra si  kryeprokuror Lul Durimadhi?!

Nga Anri Bala

Lul Basha vazhdon të bëj fushatë, sikur zgjedhjet janë nesër dhe pushteti aq shumë i premtuar për opozitarët, por dhe për qyqarët, që shikojnë ëndrra karrigesh me sy hapur… është pas dere.

Kjo përrallë, i’a kalon çdo fabule dhe shpikësi i tyre lë pas edhe Andersenin apo Vëllezërit Grim, edhe gjithë fabulistët e famshëm, të cilët nëse do ishin kaq “inteligjentë”, do e braktisnin profesionin e tyre dhe do merreshin me politikë, për tu bërë milioner, vetëm se dinin të sajonin… përralla.

Mirëpo, politika nuk është përrallë, por profesion, për të udhëhequr turma që besojnë në ato që thua dhe u premton, me ide dhe teori të pranueshme, por edhe të diskutueshme, që koha duhet t’i provojë si “lema” në matematikë. Kurse shitja e ëndrrave, pasi të del gjumi quhet zhgjëndërr dhe vështirë se mund të kapërdihet lehtë, sepse sipas meje: “Zhgënjimi është kafshatë, që nuk kapërdihet lehtë… si mjerimi i Migjenit të madh.

Kurse ti Lulzim, do bëje mirë ta ndaloje turravrapin pas shpëtim-mashtrimit, sepse njerëzit pas kaq kohësh janë zgjuar dhe pse jo, janë të dëshpëruar nga zhgënjimi i radhës. Ndaj, miku im , si politikan i brezit të ri, duhet të heqësh dorë nga fyerja e inteligjencës e të gjithë atyre që të votuan, për të djathtën. Duhet të gjesh arsyet e rrëzimit tënd të shpeshtë, sepse alibia e vjedhjes, edhe nëse nuk është alibi por provë, nuk të liron as ty dhe as shokët e tu nga faji.

Zgjedhjet në demokraci nuk ruhen me militantë detektiv, por me ligje dhe norma, të cilat i’ua latë në dorë të kundërshtarëve politik, duke u tallur me mandatet që i’u dhanë demokratët dhe duke i përdorur si asete personale familjare, a thua se i’u a kishte pjellë mamaja.

Nëse Rama i’u a paska vjedhur me “ligjet”… pushtetin që i’a bëtë dhuratë, ai ka një bravo të madhe. Nëse Rama i’u paska vjedhur pesë herë pa ligj, por me “dredhi”, turpi ju mbuloftë për syleshërinë tuaj, që hiqeni si udhëheqës, por nuk vleni as sa një “roje vreshti”.

Kjo i’u nxjerr cullak dhe i’u heq çdo vlerë, sepse Hanko, mamaja e Ali Pashës do ta bënte lanet Ramën, nëse do ia merrnit fronin kaq badiava me gjithë ato pushtete që i falët. Besoj se e di, si i “lexuar dhe shkrimtar” i ri që je se çfarë thoshte Hanko: Ai që nuk mbron pasurinë e tij, e meriton që t’ia rrëmbejnë!

Duhet ta kuptosh, se pushtetet dhe fuqitë e tij janë pasurimi, për atë që i ka, kurse dhurimi nuk ka ndodhur kurrë në asnjë sistem, vetëm ne kohën tënde Lul Durimadhi. Mos flit broçkulla, duke u zgjuar çdo ditë si Kryeprokuror i këtij vendi, sepse ato që të kanë votuar nuk të kanë votuar… se ti do u sjellësh drejtësinë, si ajo që i latë vendit, e që sot vettingu t’i ka rreshtuar shumicën e përfaqësuesve të saj në bankën e të akuzuarve… si tregëtar jetësh.

Ti gënjen, sepse nuk e ke kurrë shansin të dërgosh pas hekurave askënd, por ua servir gënjeshtrën të dëshpëruarve si premtim, se do hakmerreni dhe për këtë gabon rëndë. Ti duhet të largohesh një orë e më parë, që opozitën ta drejtoi dikush që nuk duron shumë, por ka ide dhe zgjidhje, për të sjellë rotacionin e pushteteve dhe jo fitoren e betejës me mullinjte e erës…armiqtë imagjinarë.

Demokratët të kanë votuar si aspirant për kryeministër, sepse përrallën e fundit, që t’i në opozitë do burgosësh Kryeministrin aktual, kryetarin e një partie dhe babain e një deputeti 27 vjeçar, as që e kanë imagjinuar dhe as që u intereson. Mllefi dhe hakmarrja të çojnë në gabime edhe më të rënda, në egërsimin e atyre që i mashtron për të të mos rrëzuar ty, sepse po i largon nga aspirata e tyre… ndërrimi i pushtetit!/Ekskluzive.al