osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

A është arritur imuniteti i tufës në vendin tonë, mjeku specialist tregon në çfarë faze jemi: Ka përgjysmim

A është arritur imuniteti i tufës në vendin tonë, mjeku specialist tregon në çfarë faze jemi: Ka përgjysmim

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka komentuar mëngjesin e sotëm trendin në ulje të rasteve të reja me COVID në ditët e para të muajit janar. Ai shprehet se në Tiranë po arrihet një ‘imunitet mburojë’.

“Ka ulje në shumë indikatorë, çka do të thotë qe ka ulje reale, nuk është thjesht ulja e rasteve te reja, por përqindja e rasteve pozitive. Më 1 dhjetor ishim në kuotën e 33.2%, sot jemi te 19%, pra ka përgjysmim”, thotë ai për programin “Dita Jonë”.

Një indikator specifik e bën atë më domethënës. “Vihet re një rënie në Tiranë, që tregon rënien e vazhdueshme. Dinamikat e popullatës në shtetet e mëdha ndryshojnë nga vendet e vogla. Në Tiranë ka të bëjë, pasi qarkullon gjysma e popullatës, e njëjta gjë edhe në Kosovë me Prishtinën.

Si rrjedhojë, një përqindje e rëndësishme e ka kaluar në mënyrë natyrore virusin, një pjesë tjetër është e izoluar, duke arritur një imunitet mburojë, ku ata që e kaluan COVID-19 dhe janë aktivë në jetë shndërrohen në mburojë për ata që janë në shtëpi”, shpjegon Alimehmeti.

Studimi i Akademisë së Shkencave flet për 50% të qytetarëve të kryeqytetit që kanë kaluar virusin pandemik, një studim domethënës për epidemiologun, por që pret konfirmime.

“Një studim shoqërohet me një interval besueshmërie, por që është i ngushtë. Presim publikimin shkencor dhe oponencën, për momentin kemi vetëm një deklaratë, por është gjithsesi një indikacion i rëndësishëm, por një shifër 49.6% duhet marrë në konsideratë”.

Megjithatë, kjo shifër dhe arritja e një imuniteti mburojë nuk duhet, sipas tij, të krijojë iluzionin që gjithçka ka mbaruar dhe të ketë lëshime në masat parandaluese. Nga fronti i vaksinave, për të, lajmi i mirë vjen nga fakti që deri më tani mutacione të shumta të SARS-coV-2 , veçanërisht ai britanik, nuk e ulin funksionalitetin e saj.