osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Abuzimi i Salillari dhe ALB-BUILDING me pastrimin e rrugëve nga dëbora

Abuzimi i Salillari dhe ALB-BUILDING me pastrimin e rrugëve nga dëbora

Dimri i acartë në këtë mes shkurti i gjeti të papërgatitura strukturat shtetërore dhe sidomos firmat nënkontraktuese që kanë nënshkruar kontrata të majme me Autoritetin Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen e rrugëve.

Në të gjitha akset kryesore rrugore pati probleme me qarkullimin dhe kjo për shkak se firmat e kontraktuara nuk ishin në gatishmëri dhe patën mungesa të makinerive, borëpastruese.

Autoriteti Rrugor Shqiptar sipas një kontrolli shpallur 13 tendera, për 13 lote duke ia dhënë firma të ndryshme me qëllimin mirëmbajtjen e rrugëve nacionale në të gjithë Shqipërinë.

Miliarda lekë janë dhënë për firma të ndryshme, të cilat kanë dhënë garanci për plotësimine kontratës sipas afateve, madje ka pasur premtime dhe nga ana e qeverisë për krijimin e flotës prej 500 borë pastruesve. Por, realiteti është krejt ndryshe dhe reshjet e shumta të dëborës e treguan se sa të papërgatitura firmat nënkontraktuese.

Ndër firmat fituese janë edhe Salillari dhe ALB-BUILDING SHPK. Kompania Salillari ka firmosur për mirëmbajtjen e rrugëve për Rajonin Verior loti VI në vlerën e 103, 188, 4899 lekëve. Kontrata e mirëmbajtjes përfshin “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Ura e Zogut -Rreshen (Ura e Fanit), Ura e Matit (e trenit) – Ura e Zogut, K/Pllane-U.Zogut, Ura e Matit (E trenit)- Nyja Milot”.

Më 8 shkurt 2021, pra vetëm disa ditë më parë u publikua në faqen zyrtare të buletinit të prokurimeve publike kontrata që në total ka afat kohor katërvjeçar. Data e lidhjes së një pjesë të kontratës është e ajo 7 janarit 2021. Sipas dokumentit që zotëron Gazeta Shqip, fillimi i zbatimit i kontratës nis nga 9 janari i këtij viti deri me 08.07.2021.

Kontrata tjetër lidhet dhe me firmën ALB-Building shpk që ka për detyrë të mirëmbajë rrugët në “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga ura e Leklit – Këlcyrë – Përmet + rruga Valare – Erind – Çajup + rruga K/Dhuvjan – Libohovë. Kontrata ka vlerën e 189732361.31 lekëve.

Situata e motit gjatë dy ditëve të fundit zbuloi se këto kompani ishin të papërgatitura dhe se ato abuzojnë dhe pse kanë për detyrë të mirëmbajnë rrugët. Një ditë më parë në aksin Milot-Lezhë ku pati probleme dhe shumë udhëtarë u bllokuan për disa orë e tregoi më së mirë këtë dështim.

Çështja shtrohet a duhet të ndëshkohen këto firma apo duhen dërguar për ndjekje penale për mos zbatim të kontratave për shpërdorim të parave të taksapaguesve shqiptarë? Dikush duhet të japë llogari për mënyrën e përdorimit të fondeve publike.

Ka me dhjetëra denoncime të opozitës që shprehen se firmat nënkontraktuese nuk kanë marrë asnjë masë për rrugët. Më i fundit ishte ai i nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho. “Në aksin nacional Korçë-Pogradec,- tha Spaho, rruga është e mbuluar nga bora dhe akulli. Gjatë 24 orëve të fundit në rrugët nacionale kanë ndodhur disa aksidente,nga të cilat fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz”.

Për mirëmbajtjen e Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontrata edhe firma të tjera si Geci shpk, NDERTUESI 2014” & “RROKU GUEST; Curri shpk; 2 T SHPK; .D.K – KONSTRUKSION & A.L-ASFALT; “IRIDIAN” & “AURORA apo dhe GRËN FARM SHPK – ILIRIADA – 4 A-M.

Shqipëria ka rreth 4000 kilometra rrugë në listë për t’u mirëmbajtur, 1330 km prej të cilave mirëmbahen nga programi i Bankës Botërore, ndërsa rreth 2645 km rrugë mirëmbahen nga kontratat e drejtorive lokale sipas rajoneve përkatëse, të menaxhuara nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar./Gazeta Shqip