Aferat e qeverisë Berisha me kompleksin Partizani: Si u kërcënua gjenerali për të firmosur privatizimin e ish-kompleksit dhe largimi nga ushtria

Aferat e qeverisë Berisha me kompleksin Partizani: Si u kërcënua gjenerali për të firmosur privatizimin e ish-kompleksit dhe largimi nga ushtria

Më 3 Prill 2009, dy ditë pas takimit të dështuar midis Ministrit Oketa dhe Gjeneralit Qirjazi. Gjergj Lezha, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i shkroi Ministrisë së Mbrojtjes duke u ankuar zyrtarisht për vonesën në dorëzimin e Kompleksit Partizani tek trashëgimtarët e ish-pronarët dhe vendos një ultimatum prej 10 ditësh për të mbaruar procedurat e dorëzimit.

Me një cinizëm të pa shembullt Gjergj Lezha në letrën e tij shkruan se ”’pranë departamentit të kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsionit në Keshillin e ministrave eshte kryer denoncimi nga familjet Alimehmeti, Vaqarri, Saljaga, Begeja dhe Llagami aktualisht pronarë të ligjishëm të truallit të klubit të Futbollit Partizani”. Në praktikë, sekretari i përgjithshëm i qeverisë së Sali Berishës pranon se ai veproi me kërkesë (ose me mirë, me urdhër) të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës, i cili përfaqëson me prokurë zyrtare shumicën e atyre familjeve në garë për privatizim. Por kjo nuk mjafton.

Gjenerali Qirjazi prapë nuk dorëzohet as përballë kërcënimit të hapur të një inspektimi, dhe komunikon zyrtarisht që nuk mund ta nenshkruajë kontratën sepse nuk plotësohen kushtet ligjore.

Në fund të dhjetë ditëve të shënuara në ultimatum, Sali Berisha ndërhyn personalisht me gjithë peshën e tij institucionale dhe nënshkruan këtë urdhër kontrolli anti-korrupsion që do të zbatohet në Ministrinë e Mbrojtjes për të zbuluar pse procedura e privatizimit të ‘’objektit numeri 11’’ (pra ish kompleksi Partizani) nuk është ende e përfunduar në favor të dhëndrit të tij.

Çështja familjare tregon kështu konfliktin e madh të interesit që përfaqëson. Tani kabineti i Berishës është në panik, ”Doktori” është totalisht jashtë kontrollit dhe shërbëtorët e tij vepronin përtej çdo limiti e turpi. Drejtori i Departamentit Antikorrupsion të Këshillit të Ministrave, Oerd Bylykbashi, vendos menjëherë ekipin e dy inspektorë për të çuar tek gjeneral Qirjazi, pranë Komandës Mbështetëse.

Inspektimi anti-korrupsion i nisur nga Bylykbashi, çështja iu delegua për ‘hetim’ një pronari përfitues qe i premtoi Jamarbër Malltezit 5 % të tokës së tij

Gjenerali ende sot nuk e di çfarë skandali tjetër fshihej pas atij inspektimi. Në fakt, një nga dy inspektorët e emëruar nga Oerd Bylykbashi është pikërisht një nga ish-pronarët. Pra, inspektimi qeveritar mbi procedurën e privatizimit, realizohet nga një zyrtar që do të përfitonte nga privatizimi. Siç mund të shihet nga ky dokument i nënshkruar nga Bylykbashi, një nga dy inspektorët quhet Ilir Kadiu. Ilir Kadiu atëherë 32 vjeçar me origjinë nga Durrësi, është njëkohësisht një nga 27 trashëgimtarët e familjes Begeja që bashkë me Jamarber Malltezin duhet të përfitojë nga privatizimi i kompleksit sportiv.

Ilir Kadiu u emërua inspektor pranë kryeministrisë në datën 10.1.2008, pikërisht në kulmin e procedurave të privatizimit, dhe ka qëndruar në detyrë deri në ndryshimin e qeverisë, në vitin 2013. Qe është i njëjti person, duket se nuk ka dyshim duke krahasuar këto dy nënshkrime: në dokumentin A kemi nënshkrimin që Ilir Kadiu vendos në raportin e tij të datës 24 Prill 2009 pas inspektimit të kryer në Komandën e Mbështetëse dhe me të cilin, si inspektor i antikorrupsionit të Këshillit të Ministrave, arrin ne konkluzione që ‘’moskryerja e veprimeve të mësipërme në tejkalimin e afateve të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore përkatëse, ngarkon me përgjegjësi drejtuesin e komandës mbështetëse, z. Vladimir Qirjazi’’.

Dokumenti A është nënshkrimi i prokurës së posaçme me të cilin Ilir Kadiu si ish-pronar dhe përfitues i pronës te ish-kompleksi Partizani, delegon Jamarber Malltezin për ta përfaqësuar atë, duke i premtuar 5% të truallit të tij në rast të privatizimit. Pra Ilir Kadiu nuk vepronte vetëm për vete, por edhe për të garantuar një pjesë të pronës që duhet t’ja dhuronte pastaj Jamarber Malltezit si ”shpërblim”.

Report Tv kërkoi një ekspertizë kriminalistike mbi dy nënshkrimet, pa dhënë asnjë detaj mbi temën e investigimit, dhe konkluzioni i ekspertit që ka studiuar dy dokumentat, nuk lë hapësirë për asnjë dyshim: Ai konfirmon që ‘’Nënshkrimet në emër të shtetasit Ilir Kadiu, objekte të ekzaminimit të emërtuara nënshkrimet e grupimit A dhe nënshkrimet e grupimit B, janë të shkruara nga i njëjti person’’.

Edhe një herë në një konflikt interesi pa etikë dhe të paparë, strukturat e Shtetit janë vendosur nga Sali Berisha dhe njerëzit e tij më të besuar në shërbim të familjes së tij dhe kundër shërbëtorëve më besnikë të shtetit.

Në maj 2009, sapo ka marrë në dorë konkluzionet ”e pavarura” të arritura nga Inspektori Ilir Kadiu, drejtori i departamenteve të kontrollit antikorrupsion në Keshillin e Ministrave, Oerd Bylykbashi, dërgon një shkresë zyrtare te Ministria e Mbrojtjes me të cilat akuzon gjeneral Vladimi Qirajzin për një seri shkeljesh, e kërcënon për një pagesë të mundshme të dëmeve të shkaktuara buxheti i Shtetit, urdhëron Ministrinë për të nënshkruar kontratën për shitjen e Kompleksit Partizani “brenda 5 ditësh” në favor të Jamarber Malltezit dhe trashëgimtarëve të tjerë dhe gjithashtu urdhëron masa të menjëhershme disiplinore ndaj Gjeneralit Vladimir Qirjazi.

Por Zgjedhjet e qershorit 2009 janë pranë dhe Berisha nuk mund të rrezikojë një skandal politik në prag të votimit duke dëbuar gjeneralin e ndershëm.

Procedura u shty keshtu vetëm disa javë. Zgjiedhje e 29 qershor 2009 u fitan prapë nga Partia Demokratike falë votave të mbledhura edhe nga Ilir Meta, dhe sapo u formua qeveria Berisha-2 kthehet menjëherë tek privatizimin kaq i rëndësishëm për familjen e kryeministrit. Të mos jesh në gjendje të mbyllësh procedurat para votimit pasi ai u urdhër i kushton Gazmend Oketës rikonfirmimin në qeverinë e re, ndërsa Genc Ruli ndryshon vetëm dikasterin. Në vend të Oketës, Berisha emëron Arben Imamin si Ministër i Mbrojtjes i cili, pa humbur kohë, gjen menjëherë zgjidhjen që e lejon të kënaqë Berishën pa rrezikuar që të vendosë firmën e tij në atë kontratë e nxehtë. Në fakt, më 9 shtator 2009 gjenerali i bezdisshëm Vladimir Qirjazi u transferua sipas sugjerimit te Oerd Bylkbashit dhe në vend të tij Berisha dhe Imami emëruan gjeneralin e Brigadës Xhemal Gjunkshi, i cili u tregua shumë i gatshëm për të mbyllur ceshtjen.

Më 15 tetor 2009, Arben Imami e delegoi atë për të nënshkruar kontratën “si përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes që administron Kompleksin Partizani” dhe të nesërmen, 16 Tetor 2019, edhe pse nuk ka asnjë kompetencë mbi atë pronë, Gjunkshi nënshkruan aktin me te cilin i dorezon Kompleksin Partizani familjes Berisha dhe trashëgimtarëve të tjerë.

Nje tjeter parregullsi pasi kontrata per shitje do firmoset vetem 5 dite me vone, ne 21 tetor 2009. Pra Gjunkshi ka dorezua nje pronë pa pasur ende nje kontratë shitje në dorë.

Në vetëm 38 ditë, Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi vendosi të injorojë të gjitha parregullsitë që kishin bllokuar gjeneral Vladimir Qirjazin për 1 vit, madje duke pranuar në kontratë nënshkrimin e 4 pronarëve të cilët nuk mund të tregojnë as një pasaportë dhe për këtë arsye nuk mund t’i identifikonte. Inspektori Ilir Kadiu nuk identifikohet ne kontrate mes listës së pronarëve perfitues as me datën e lindjes.

Gjate një auditimi të brendshëm urdhëruar nga Ministria e Mbrojtjes mbi aktivitetin e Komandës Mbështetëse janë evidentuar një seri parregullsish shumë të rënda mbi procedurat e privatizimit. Në faqen 55 të raportit lexohet se ‘’Nga auditimi i kryer në fushën e administrimit, për regjistrimin e vlerës së pronës nr.11 me emërtimin “Klubi sportiv Partizani” rezulton se, veprimet e kontabilizimit të kësaj prone janë kryer në mënyrë ekstra kontabël, dhe pa dokument’’. Në raport shtohet se ‘’Kontrata e shitjes është bërë për sipërfaqen totale 26.524 m2, … , por duke krahasuar me proces-verbalin e marrjes dorëzim nga komisioni i ngritur për këtë qellim, referuar matjeve të Institutit të Gjeografisë Ushtarake, kjo siperfaqe është 31.000 m2, dhe diferencë e pasqyruar në kontratën e shitjes arrin në sasinë prej 4.478 m2, në favor të blerësit’’.

Por auditimi, u miratua nga Ministria i Mbrojtjes me vendimi nr.12071, datë 23.12.2011, është mbajtur i fshehtë.

Gjeneral Qirjazi: Si më larguan përgjithmonë nga Forcat e Armatosura

Megjithëse emri i Gjeneralit Xhemal Gjunkshi ishte raportuar edhe në ambasadën Amerikane për një rast të pretenduar korrupsioni në zgjedhjen e ushtarëve të caktuar në misionet jashtë vendit, karriera e tij ushtarake dhe politike nuk ndalet kurrë. Në gusht 2011 u bë Shefi i Shtabi i përgjithshëm dhe në qershor 2017 u zgjodh deputet, natyrshëm në radhët e Partisë Demokratike në listat e hartuara nga Lulzim Basha. Një fat i kundërt me atë të Gjeneral Vladimir Qirjazit, i cili në Dhjetor 2011 me propozimin e Gjunkshit dhe Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe me firma e Bajmiri Topi përjashtohet nga forcat e armatosura, pa askënd në krah, madje as me ndryshimin e qeverisë, që do ta merrte ndonjëherë në mbrojtjen e tij.

“Në dhjetor të 2011 për çudi pa asnjë lloj dijeni që unë kam dalë në reformë e quajnë ata , një relacion i ish shefit të shtabit të përgjithshëm Gjeneral Xhemal Gjunkshi dhe i firmosur nga ish ministri i Mbrojtjes Imami dhe më kanë nxjerrë në rezervë. Kam iku nga FA në një moment që vërtet kisha mundësi të jepja. Jo për përvojën që krijon cilido kuadër, jo për nga vendi, por për përvojën e fituat nga misionet jashtë vendit dhe shkollimet jashtë vendit, misioni me OKB, dy herë misione me NATO-n, i arsimuar një vit në SHBA, i kthyer vërtet me përvojë praktike dhe teorike në një moment të caktuar gjendjesh përballë një urdhri të paarsyeshëm për mua vetëm se… Natyrisht unë ndoqa procedurat e mia dhe mu tha e drejta e këtij lirimi të padrejtë, të drejtë e mora për tu rikthyer në FA dhe të drejtat financiare që më takonin por që nuk më rikthyen dhe në 2019 për shkak se kisha plotësuar sipas tyre dhe nuk doja të vazhdojë në procese gjyqësore më nxorën prerësi në lirim. Më vjen keq për pamundësinë e dhënies së përvojës time të fituar me shumë mund, me shpenzim të shteti shqiptar, që në një moment të caktuar e bën zero”, tha gjeneral Qirjazi./ Shqiptarja.com

Isparta escort Afyon escort Giresun escort Çanakkale escort Trabzon escort Çorum escort Erzurum escort Muğla escort Pamukova escort Buca escort Osmaniye masaj salonu Balıkesir escort Manisa escort Aydın escort Muğla escort Maraş escort Yozgat escort Tekirdağ escort Mersin escort Nizip escort Çankaya escort Ordu masaj salonu Kütahya mutlu son masaj Elazığ mutlu son masaj Malatya mutlu son masaj Tokat mutlu son masaj Çorum mutlu son masaj Yalova mutlu son masaj Şanlıurfa escort bayan Gaziantep escort bayan Amasya escort bayan Edirne escort bayan Yozgat escort bayan Adana escort bayan