1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Aktori i madh Çun Lajçi befason në Sheshin Skënderbej…shet librat: Ramën e mallkova për teatrin, por e dua si artist

Aktori i madh Çun Lajçi befason në Sheshin Skënderbej…shet librat: Ramën e mallkova për teatrin, por e dua si artist

Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi ka nisur të dalë në shesh për të shitur librat e tij gjatë pandemisë. Së fundmi ai ka mbërritur në Tiranë ku interpreton edhe me Lahutë.

Pas disa ditësh në sheshin e Prishtinës, aktori Çun Lajci ka mbërritur në Tiranë, ku është vendosur në Sheshin Skënderbej për të shitur vetë, librin e tij me titull “Bastardët”. I njohur për rolet artistike por dhe poezitë qe i shkruan dhe interpreton duke i postuar në rrjetet sociale, ai ka zgjedhur rrugën në vend të Teatrit sidomos prej pandemisë.

“Tu e ditë situaën se vijne gjeneratat e reja e ta marrin skenën e nuk të thërrasin më, i thashë vetes, a ka lindur teatri në rrugë? Po ka lindur. Kam shkuar në Rugovë me lahutën time dhe kam filmuar poezitë dhe kjo ishte thirrje për dy ministre pse lahutën ta marrin serbët e të hyjnë në Unesco” thotë aktori.

I zhgënjyer nga situata artsitike te të dyja vendet, aktori, komenton edhe ngjarjet e fundit, duke e nisur fjalën e tij, prej nje kendvështrimi për kryeministrin e Shqipërisë.

“E dua si artist, vërtet e dua shume dhe në të vërtetë jam shumë kundër tij. E kam sharë e kam mallkuar për shkak të teatrit, kurre me të nuk kam folur, nuk e di a më njeh a jo. E cilësoj të çmendur se ende e njoh si artist të çmendur në kuptimin e mirë të fjalës”, thotë Lajçi

Pandemia ka bllokuar jetën kulturore në Shqipëri e Kosovë. Në të dyja vendet, mbetet i paqartë fati i sezonit të ri dhe vetë artistëve të pavarur.