1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Aktorja më e bukur e historisë: Nuk bëj botox, dua të plakem me dinjitet. Femrat duhet të kenë të tjera prioritete

Aktorja më e bukur e historisë: Nuk bëj botox, dua të plakem me dinjitet. Femrat duhet të kenë të tjera prioritete

Julia Roberts, e konsideruar si aktorja më e bukur e dekadave të fundit, nuk ka bërë asnjëherë botox dhe nuk ka ndërmend ta provojë, edhe pse mosha kalon dhe në një vend si Hollivudi, trysnia është shumë e madhe për t`u dukur sa më mirë.

Por Julia ka prioritete të tjera dhe nuk i druhet as plakjes dhe as humbjes së roleve.

“Po plakem me dinjitet dhe qetësi. Nuk bëj lifting ose botoks dhe e di që sipas standardeve të Hollivudit po rrezikoj karrierën time.

Nëse ata nuk duan të më japin një rol sepse dukem e vjetër, do të thotë që e prodhoj vetë projektin dhe zgjedh kë të dua.

E rëndësishme është të mos e merrni shumë seriozisht këtë profesion.

Njoh shumë nëna që përpiqen t’ia dalin deri në fund të muajit: këto janë probleme serioze, këto janë gratë që admiroj, të cilat janë të bukura dhe të mira edhe kur gjithçka është e vështirë.

Sinqerisht, kam frikëra të tjera. Frikë për fëmijët e mi, se nuk mund t’i mbroj nga askush që dëshiron të përfitojë prej tyre.

Për mua është më e rëndësishme të ndihem mirë dhe ta bëj familjen time të jetojë mirë.

Jam me fat dhe vlerësoj gjithçka që kam. Falënderoj burrin tim dhe fëmijët e mi çdo ditë.

Për këtë arsye, për mua momentet më të rëndësishme të ditës nuk janë kurrë ato që kaloj në xhirime, por ato në të cilat ha mëngjes me ta sepse flasim për gjithçka.

Është një moment magjik”, ka thënë ajo.

Edhe më herët, Julia ka thënë se “është fatkeqësi që jetojmë në një shoqëri kaq të përfshirë nga paniku, ku gratë nuk i japin vetes shansin që të shohin sesi do të duken më të moshuara”.

Megjithate, disa thone se Julia ndonjë ndërhyrje e ka bërë si për shembull në hundë!