Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka lëshuar disa kritika ndaj Bashkimit Europian në lidhje me mënyrën se si e la jashtë Ballkanin Perëndimor nga sigurimi i vaksinës antiCovid.
Për këtë, Rama u sulmua ashpër nga opozita dhe Lulzim Basha.
Por me sa duket kritikat e tij ndaj BE-s1% nuk kanë rënë në vesh të shurdhër dhe kanë dhënë efekt.
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka dhënë lajmin e shumëpritur nga të gjithë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se BE shumë shpejt do të ngrejë një mekanizëm të ri për sigurimin e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mirpo lehsi i përhershëm Vasali i LSI asqë e ka parë dhe dëgjuar dhe vazhdon avazin duke broçkullitur kur nuk e dëgjon askush.
Kjo është lehja e fundit e tij:
“Mbështetjet e BE me veprime, me transparencë, me zhvillim të plotë të demokracisë janë hapa pa kthim të cilat Edi Rama nuk mund t’i ndalë dot.
Në të kundërt ai ka zgjedhur të flasë publikisht e të thotë që ky lidhur me Europën mund të flasë si të dojë.
Si qytetar i zakonshëm. Edi Rama nëse do të flasë si qytetar aty në rrugë, të largohet nga zyra e tij e kryeministrit, të shkojë në shtëpinë e tij në Surrel e të këpusë broçkulla sa të dojë për Europën e të shikojë do ta dëgjojë njëri në Europë dhe në Shqipëri.
Por në karrigen e kryeministrit ai nuk ka asnjë të drejtë, as të bëjë garipin, as të bëjë vagabondin e porositur për të penguar sfidën evropiane të shqiptarëve”, deklaroi Vasili!
Duke kërkuar përgjigje se kur do të vaksninohen shqiptarët, Vasili e akuzoi shefin e qeverisë se po shndërrohet në një kontrabandist ilaçesh. Për të, gjithçka do të marrë fund në 25 prill.
“Kësaj qeverisjeje i duhet dhënë derma e të bëhet përmbysja e madhe që do të ndodhë pa asnjë diskutim në 25 prill, sepse shqiptarët nuk duan që problemet e tyre shëndetësore të përdoren për qëllime politike, por nuk duan që milionat e eurove të tyre të futen në kanalet klandestine ashtu siç u futën edhe vaksinat, në torbën e Edi Ramës, që nuk i dihet as vendi nga erdhën. Pra ku kryeministri i vendit të shndërrohet në një kontrabandist ilaçesh”
Kryeministri Rama shprehu rezerva për qëndrimin e BE, e cila vendosi të mos i ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor me vaksinat dhe ky shqetësim u reflektua sot nga Komisioneri për zgjerimin, jo për qentë që lehin por për karvanin dhe të zotët e karvanit.