1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Akuzat monstruoze të Bashës për vdekjet nga Covid-19! Hapat e thjeshtë të verifikimit: Prokurorisë i duhen vetëm 5 minuta!

Akuzat monstruoze të Bashës për vdekjet nga Covid-19! Hapat e thjeshtë të verifikimit: Prokurorisë i duhen vetëm 5 minuta!

Pse po zgjatet kaq shumë ‘misteri’ i akuzës monstruoze artikuluar mbrëmë nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha për ‘fshehjen’ e të vdekurve nga COVID në vend?

Ky ‘gur i hedhur në lumë’ nga ana e kryedemokratit po shkakton alarm tek qytetarët shqiptarë dhe kjo për hiçgjë. Prokuroria duhet t’i japë fund një minutë e më parë kësaj histerie. Institucioni i akuzës e ka për detyrë që ta sqarojë sa më shpejt këtë situatë absurde sepse gjithçka është shumë e qartë. Të vdekurit nuk mund të fshihen.

Ka një procedurë shumë specifike, e cila është kaq thjesht e zbulueshme, sa zgjatja qoftë edhe një minutë më shumë rrëzon të gjithë zinxhirin e institucioneve hetimore në vend, që e kanë në misionin e tyre zbardhjen sa më parë të çështjeve kaq sensitive në publik.

Është shumë e thjeshtë: Çdo qytetari që humb jetën në një nga spitalet i bëhet një skedë nga ana e mjekut përgjegjës. Skeda e shoqëron të ndjerin në morg. Skeda përmban të gjitha të dhënat, identitetin me të gjitha gjeneralitetet, emrin e mjekut, arsyen e vdekjes dhe çdo detaj tjetër. Skeda kopjohet në një regjistër sapo i ndjeri mbërrin në morg në sektorin e prozhektorëve. E njëjta procedurë ndiqet për njerëz që vdesin për shkak të COVID, para se trupi i vendosur në arkivol shoqërohet deri te varrezat, bashkë me familjarët.

Nëse në skedën e një të pajeti mungon shkaku i vdekjes, vetëm në këtë rast trupi i kalon mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes, e më tej kthimi i trupit të pajetë shkon sërish te prozhektorët në morg, këtë radhë me skedë të saktësuar.

Provat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë tek ai regjistër në morg që i përfshin të gjitha të dhënat e mësipërme dhe është detyrë e menjëhershme e Prokurorisë që të kontrollojë dhe verifikojë këto dokumente. Prokuroria, qoftë edhe duke verifikuar në mënyrë të rastësishme për një periudhë të caktuar, disa data nga ato që Basha ka paraqitur dhe t’i krahasojë me shifra zyrtare, të botuara nga Ministria e Shëndetësisë, ia sjell në kohë rekord të vërtetën shqiptarëve.

Nëse kjo ngjarje kalon më shumë se 24 orë pa u sqaruar atëherë këtu institucione kanë dështuar! /Shqiptarja.com