1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Albin Kurti: Nuk do ta respektoj marrëveshjen e Uashingtonit. Reagon Grenell: Je anti-amerikan!

Albin Kurti: Nuk do ta respektoj marrëveshjen e Uashingtonit. Reagon Grenell: Je anti-amerikan!

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti thotë se nëse partia e tij kthehet në qeveri nuk do të respektojë Marrëveshjen e Uashingtonit të arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Në disa komente në Twitter, Kurti thotë se ajo marrëveshje është nënshkruar nga një kryeministër jolegjitim dhe se ndërmjetësuesit nuk duhet të shtyjnë përpara marrëveshje që ndërlikojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë.

Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo-koherente dhe jo-transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë

Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë.

Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, – ka shkruar Kurti në Twitter.

Nuk ka vonuar reagimi i të dërguarit Special i Shtëpisë së Bardhë për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, që iu përgjigj po në Twitter duke shpërndarë një nga deklaratat e Kurtit.

“Një gjë është e sigurt. Gjithmonë mund të mbështetesh në faktin që Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara.

Ai ishte kundër ideve të Obamës, ashtu siç ishte kundër ideve të Bushit.

Simbolizmi nuk ta paguan qiranë, vendet e punës e bëjnë këtë”, – e mbyll Grenell.

Këtë deklaratë ai e bëri pasi, Kurti tha se sapo të bëhet kryeministër nuk do njohë marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë.