osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ambasadorët rrisin presionet për konsensus: PD-LSI kërkojnë mbledhjen e Këshillit Politik, Gjiknuri i refuzon! Ja përplasjet

Ambasadorët rrisin presionet për konsensus: PD-LSI kërkojnë mbledhjen e Këshillit Politik, Gjiknuri i refuzon! Ja përplasjet

Ambasadorët janë vënë në lëvizje për një tjetër marrëveshjes mes mazhorancës socialiste dhe opozitës joparlamentare për reformën zgjedhore.

Pas dështimit të tryezës së Këshillit Politik dy ditë më parë, trojka e ambasadorëve në vendin tonë të kryesuar nga ai i Bashkimit Europian, Luigi Soreca; ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman dhe zv/ambasadorja amerikane, Leyla Moses Ones kanë zbarkuar në selinë e Partisë Demokratike.

Tre diplomatët kanë zhvilluar një orë bisedime kokë më kokë me kreun e PD, Lulzim Basha, ndërsa mësohet se ia kanë bërë të qartë liderit demokrat që të heqë dorë nga kërkesat, por të ulet në tryezën e bisedimeve për të çuar përpara miratimin në Kodin Zgjedhor të pikave të dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit dhe atyre të votuara në Parlament për ndryshimet kushtetuese.

Mësohet se ambasadorët kanë rritur presionet, duke kërkuar konsensus, pasi sikundër pohuan burimet për gazetën nga ky takim, mësohet se ata janë shprehur s’ka marrëveshje pa lëshime. Madje, mësohet se ambasadorët ja kanë bërë të qartë Bashës se opozita joparlamentare duhet të tërhiqet nga kushtet.

Nga ana tjetër, burime nga selia blu theksuan për gazetën se në takim ka qenë i pranishëm edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, lëvizje kjo strategjike e kryetares së kësaj partie, Monika Kryemadhi, duke qenë se kjo e fundit i druhet një “puiç” të Bashës dhe ambasadorëve në kurriz të saj. Pra, Kryemadhi edhe pse ishte një takim që ishte programuar mes Bashës dhe ambasadorëve, dërgoi Vasilin për të “përgjuar” bisedën.

PD-LSI kërkojnë mbledhjen e Këshillit Politik

Megjithatë prania dhe zbarkimi i ambasadorëve në selinë blu, duket se ka sjellë edhe reflektimin e parë nga ana e opozitës joparlamentare, e cila ka lëvizur nga pretendimet e saj. Vetëm pak minuat pasi trojka e ambasadorëve kishin lënë selinë e PD, opozita ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik.

Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar një mbledhje nesër (sot) në orën 10:00. “Pas takimit me ambasadorët, opozita kërkon thirrjen e mbledhje së Këshillit Politik. Të nderuar kolegë, në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00. Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme. Oerd Bylykbashi Petrit Vasili”, thuhet në njoftimin e selisë blu.

Gjiknuri refuzon takimin

Por duket se kjo kërkesë ka rënë në veshë të shurdhët, pasi Partia Socialiste ka refuzuar kërkesën e opozitës PD-LSI për mbledhjen e Këshillit Politik ditën e sotme. Opozita kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik me argumentin se do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR për çështjen e listave dhe koalicioneve.

Por Damian Gjiknuri në përgjigjen e kthyer për opozitën thotë se kjo është tentativë për zvarritje të procesit. “Sapo u njoha me kërkesën tuaj për organizimin e një mbledhjeje jashtë radhe të Këshillit Politik, me temë “marrjen e ekspertizës së OSBE-ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik”.

OSBE/ODIHR ka qenë gjithmonë gati të përfshihej me ekspertizë teknike për shqyrtimin dhe përpunimin e propozimeve dhe drafteve tona të reformës. Por si përfaqësues i Partisë Socialiste ju konfirmoj se, sa na takon ne, nuk do ketë asnjë produkt të punës sonë të përbashkët që nuk do t’i nënshtrohet ekspertizës së OSBE/ODIHR-it. Por, përpara se kjo të ndodhë ne duhet të fillojmë të prodhojmë produkte konkrete, jo të pengojmë.

Në vazhdim të diskutimit të mbledhjes së fundit, unë mirëpres propozimet tuaja, qoftë dhe fillestare, për çështjet e sipërcituara, në mbledhjen e planifikuar për ditën e Premte datë 18.09.2020, ora 10:30. Ndërkohë ju informoj se ekipi i PS-së është në punë për të konkretizuar dispozitat e Kushtetutës dhe për t’i reflektuar ato respektivisht në Kodin Zgjedhor”, shkruan Gjiknuri./Rigels Seliman