osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Babale2” nga LSI?! Kryemadhi thotë se do publikojë përgjime: Administratorë të PS, bëjnë pazare lekësh. Ja ku i kemi kapur

“Babale2” nga LSI?! Kryemadhi thotë se do publikojë përgjime: Administratorë të PS, bëjnë pazare lekësh. Ja ku i kemi kapur

Monika Kryemadhi thotë se disponon përgjime që provojnë korrupsionin nga zyrtarë socialistë, me rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

E ftuar në emisionin ‘Java’ kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me procesin e rindërtimit të banesave në Tiranë.

Kryemadhi tha se administratorët e Bashkisë së Tiranës po shkojnë në banesa të qytetarëve duke i kërkuar të bëjnë deklarime të rreme sikur shtëpitë janë dëmtuar nga tërmeti me synimin për të ndarë paratë.

Ajo tha se disponon regjistrime për këto abuzime të cilat do t’i publikojë ditët në vijim, duke paralajmeruar nje “Babale2”, tashme nen regjine e LSI!

Kryemadhi: Tërmeti dhe pandemia nuk janë ato të cilave ai po i përkushtohet. A e dini ju çfarë ndodh në Kashar, në Vaqarr apo Kombinat? A e dini ju që administratorë të Partisë Socialiste shkojnë dhe i thonë banorëve do marrësh 22 milion lek për tërmetin, ty nuk të është prishur shtëpia, prish një derë këtu, një mur dhe të bëjmë proces-verbalin, ti do marrësh 5 milion lekë, 15 milion lekë do i marrim ne. Dhe i pyet ai: Po si do ja bëjmë? Dhe këta që ia kthejnë: Po hajde mo vëlla se ky iku tani!

A keni raste konkrete për këtë që thoni?

Kryemadhi: I kemi raste, i kemi edhe të regjistruar administratorët dhe do t’jua nxjerrim kur t’ju vijë koha, kur të shkojë të inaugurojë shtëpitë. Abuzime të tilla të tmerrshme janë pafundësisht.