osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Batërdia me interesat dhe mashtrimi i qytetarëve, Banka e Shqipërisë vë në kontroll fondacionet që japin kredi duke zhytur qytetarët: Zbardhet drafti

Batërdia me interesat dhe mashtrimi i qytetarëve, Banka e Shqipërisë vë në kontroll fondacionet që japin kredi duke zhytur qytetarët: Zbardhet drafti

Banka e Shqipërisë vë në kontroll institucionet jo-banka. Në dy vitet e fundit jemi përballur me shumë denoncime nga qytetarët dhe zbulime skemash mashtrimi nga prokuroria mbi institucione jo-banka ne vend.

Së fundmi janë zbuluar dy skema mashtrimi në vlera marramendëse të bëra nga “Fondi Besa” dhe “Iute Credit”, ku disa punonjës janë vënë nën hetim. Po ashtu institucionet e kredive japin kredi me interesa shumë të larta. Deri më tani gjithçka është kaluar në heshtje, por këtë herë BSH përveç rritjes së masave mbikëqyrëse, ka kërkuar prej institucioneve të mikrokredisë më tepër transparencë.

Shqetësim për BSH-në ka përbërë fakti që në këtë skandal të përsëritur janë përfshirë edhe prej filialeve të disa bankave tregtare në vend. Për këtë ka nisur edhe një hetim dhe u është vënë përpara rregullorja me kushtet që duhet të plotësojnë. Duke qenë se këto institucione mikrofinanca kanë filluar të japin kredi me interes shumë të lartë, tani e tutje BSH do përcaktojë tavanin e interesit për kreditë e dhëna dhe në asnjë mënyrë ky nivel nuk do të tejkalohet, pasi në fund të muajit do të raportohet nga të gjitha institucionet.

“Banka e Shqipërisë përcakton normën efektive maksimale të interesit për secilën nga kategoritë e kredisë konsumatore dhe intervalet e shumave të disbursuara, siç përcaktohet në rregullore në fund të çdo tremujori për tremujorin pasardhës dhe e publikon në faqen e saj zyrtare të internetit. Bankat nuk tejkalojnë në asnjë rast normën efektive maksimale të interesit të publikuar nga Banka e Shqipërisë për secilën nga kategoritë e kredisë konsumatore që do të akordohen, duke konsideruar edhe intervalet e shumave të disbursuara, bazuar në normën efektive maksimale të interesit të tremujorit të mëparshëm”, thuhet në projekt-rregullore.

Ndërhyrje në çdo pikë të huave

Duke qenë se abuzimet kanë qenë të shumta edhe “ndërhyrjet” për rregullimin e kredidhënieve nga BSH do jenë të shumta. Përmes kësaj rregulloreje, BSH do vendosë kontroll për çdo element në procesin e huadhënies, sidomos në kreditë për individët.

Konkretisht sqarohet se, BSH do të ndajë nivelin e kredive në tre kategori dhe për secilën prej tyre do të vendos nivelin maksimal të normës së interesit, të cilat, sikur theksohet në rregullore, në asnjë mënyrë nuk do të tejkalohen. Në rast se institucionet bankare ose jo-banka nuk respektojnë rregulloren do rrezikojnë licencën e tyre. “Banka e Shqipërisë përcakton kategoritë e kredive konsumatore dhe për secilën prej tyre 3 intervale të shumave të disbursuara, për të cilat do të llogaritet norma efektive maksimale e interesit.

Intervalet e shumave të disbursuara, për qëllime të normës efektive maksimale të interesit, sipas kategorive të kredisë konsumatore, përcaktohen si më poshtë: Deri në 200.000 Lekë; 200.001-2.000.000 Lekë; 2.000.001-10.000.000 Lekë . Për secilin nga kombinimet e produkteve dhe intervaleve të mësipërme, Banka e Shqipërisë do të publikojë normat efektive maksimale të interesit”, thuhet në raport. BSH u ka vënë tavan interesi mikrofinancave edhe për kamatëvonesat që i krijohen një klienti.

Sipas rregullores, kamatëvonesa nuk duhet të jetë më shumë se 30% e këstit që duhej të paguante konsumatori. Kjo pikë është cekur për shkak se abuzimet më të shumta janë bërë në këto raste. “Në nenin 7 pas shkronjës “p” shtohet paragrafi me përmbajtjen e mëposhtme: “Penalitetet dhe kamatëvonesat e parashikuara në shkronjën “p”, pika 2 e këtij neni, të cilat paguhen nga kredimarrësi, nuk tejkalojnë në asnjë rast më shumë se 30% të shumës së detyrimit kontraktor (kësteve të papaguar të kredisë)”, theksohet në projekt-rregullore./ESMERALDA HIDA