osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Bilushi i Metës zbulon dekorimet e Metës për 29 nëntorin!

Bilushi i Metës zbulon dekorimet e Metës për 29 nëntorin!

Meqë 29 nëntori është dita që e ndan LSI nga PD , Presidenti Meta vendosi ta aktualizojë atë në funksion të 25 Prillit. Për këtë ai ka menduar dekorimin surprizë të disa personazheve politikë që të inkurajojë çlirimin e dytë të Shqipërisë më 25 prill.

Ja lista e dekoratave dhe motivoacionet që Presidenti ka përgatitur:

1.Monika Kyemadhi dekorohet me titullin e lartë “Margarita Tutulani”. Kjo e obligon atë së bashku me vëllain e saj, të shkrijnë pasurinë për atdheun dhe të japin shembullin e tyre qoftë dhe sakrificë sublime për të mbrojtur lirinë më 25 prill. Nëse nuk e merr seriozisht këtë detyrë të mos çuditet që unë dua më shumë Margaritën se Monikën.

2.Tit Vasili merr medaljen e lartë “Vojo Kushi”. Ai obligohet t’i hidhet Ed Ramës në gomat e makinës dhe ti çajë ato me dhëmbë për të mos lejuar atë më të vazhdojë fushatën për 25 prill. Atë që Vojua e bëri me zinxhirët e tankut ai duhet t’ia bëjë me gomat e makinës Edi Ramës. Dhe jam I bindur se sa here i kam thënë për një gjë e ka bërë duke mu betuar se dhe po më the “kafsho gomat e bëj”.

3.Brisida Shehu dekorohet me urdhrin e lart “Ramize Gjebrea”. Ky titull e obligon që mund të sakrifikojë dhe jetën për hir të dashurisë, por në radhë të parë duhet të vërë interesat kombëtare.

4.Çim Peka dekorohet me titullin “Zaho Koka”. Ky titull e obligon që të sakrifikojë dhe jetën nëse e dashura e tij ndëshkohet pa të drejtë. Dhe të vdesë si burrat në këmbë duke luftuar.

5.Fatmir Mediu dekorohet me titullin “Kajo Karafili”. Ky titull e obligon që herë tjetër të mos vrasë kë I del para, puntorë të thjeshtë apo njerëz në nevojë si në Gërdec, për vetëm tradhëtarët e kombit.

6.Zonja Liri Berisha dekorohet me titullin “Mine Peza”. Ky titull e obligon që nëse pushteti fashist i Edi Ramës ja arreston fëmijët, ajo të organizojë demonstratën e madhe në Tiranë që do përmbysë pushtetin.

7.Zonja Eni dekorohet me titullin “Liri Belishova”. Ky titull nuk e obligon deomos të eleminojë burrat, por të rezistojë fort si demokrate deri në fund të jetës pavarësisht vështirësive.

8.Zoti Agron Duka me titullin “Shyqyri Alimerko”. Ky titull e detyron që pavarësisht se një vëlla është me Ballin një me partinë, të dy bashkë të luftojnë për Shqipërinë më 25 Prill.

9.Zoti Nard Ndoka dekorohet me titullin “Pal Melyshi. Pavarësisht se kur është me njërën pale, ai maskohet si i palës tjetër, më 25 Prill duhet të jetë i qartë që të mos ketë fatin e Palit.

10.Zoti Lulzim Basha dekorohet me titullin “Haxhi Lleshi”. Ky titull e obligon të herë dorë nga lidhjet me Serbinë siç pati kurajon ta bënte shoku Haxhi dhe ti përkushtohet 25 prillit si patriot dhe atdhetar, për ta merituar më pas detyrën që do marrë.

Çmimet do të ndahen në një darkë Gala në Lalz ku do marrin pjesë vetëm dhjetë të dekoruarit. Mbani distancë, vendosni maska.