osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Braktisi gruan dhe 2 fëmijët për mësuesen e fshatit që e dashuronte, Agim Rama rrëfen historinë e dhimbshme të jetës së tij: E kam ushqyer me shiringë!

Braktisi gruan dhe 2 fëmijët për mësuesen e fshatit që e dashuronte, Agim Rama rrëfen historinë e dhimbshme të jetës së tij: E kam ushqyer me shiringë!

Fotoreporteri i njohur shqiptar, Agim Rama i ftuar sot në emisionin ‘Shqipëria live’ ka rrëfyer historinë e komplikuar të tij të dashurisë.

Baba i dy fëmijëve, në vitet e 90’ ai bie në dashuri me një vajzë nga fshati ku jetonte, me emrin Barie.

Baria ishte e martuar kishte dy fëmije punonte mësuese në shkollën e fshatit. Baria dhe Agimi shkëmbeheshin çdo ditë në stacionin e urbanit dhe vetëm përshëndeteshin nga larg.

Shoqet e bashkëshortes se Agimit i kishin parë gjestet e tij dhe i kishin treguar se Agimi flet me një grua tjetër. Filluan grindjet. Agimi merr lejen e zakonshme dhe ikën bashkë me një shokun e vet ne Greqi për të shmangur konfliktet.

Bashkëshortja e Agimit e acaruar shkon tek shtëpia e Baries dhe e ofendon në sy të fëmijëve dhe bashkëshortit te saj. Agimi kthehet nga Greqia sapo merr vesh lajmin dhe bashkë me Barien vendosin të braktisin familjet përkatëse dhe të jetonin bashkë.

Fillimet ishin të vështira por më vonë situate u qetësua. Agimi tregon se Baria ishte shumë pozitive. Bashkë linden një djalë, kur djali po mbushte 10-11 vjeç Baries filloi t’i humbiste pak nga pak memoria.

Fiks kur gjërat në familje ishin qetësuar, Baria vdiq. Agimi tregon se i ka shërbyer vetë deri në momentin e fundit. Tani Agimi ka 4 vite që është martuar me një grua tjetër, edhe ajo është po aq e mirë sa Baria, por dashurinë e saj nuk mund ta zëvendësoj asnjëra.

Sot ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” ku tregoi të gjithë historinë e kësaj dashurie të madhe. Edhe pse tashmë ai është i martuar, Agimi tregoi se Barien e kujton çdo vit dhe çdo muaj shkon te varri i saj.

“Çdo vit e kujtoj, çdo muaj shkoj te varri i saj dhe kujdesem. Barie ishte jo vetëm për njerëzit e mi, por duke punuar te posta, njihte shumë persona dhe i ndihmonte të gjithë. E pyesja pse bën kaq shumë për të tjerët, e ajo thoshte ‘hë se është sevap’ se ishte edhe shumë besimtare. Unë shikoja problemet familjare dhe i thosha ‘do sëmurësh moj, e nuk ka kush të kujdeset për ty’. Për shkak të punës sime ajo nuk flinte gjumë, kishte frikë për mua”, tha Agimi.

Rama tregon se e ka kuptuar se gruaja e tij e ndjerë ishte e sëmurë kur ishte me pushime jashtë shtetit, te vëllai i tij.

“Bënim pushime jashtë shtetit, vitin e fundit që ishim te vëllai im, kunata më tha se ‘Barie nuk është mirë’. Duke ngrënë bukë, në një moment i iku gjella keq. U çua dhe iku te dhoma, e kur e pyes ‘çfarë ke”, e më thotë “nuk jam mirë”. Kishte plakje të parakohshme. Kemi qëndruar bashkë gati 20 vite. Dashuri si e jona është e rrallë. Kishte një mirëkuptim për gjithçka. Ishte tip që e njihte shoqërinë dhe miqësinë”, tregoi ai.

I pyetur se si nisi kjo dashuri e madhe, Agimi tha se Barie në atë kohë punonte te posta dhe e ndihmonte që të komunikonte me TV dhe gazetat.

“Kishim një afrimitet shumë miqësor, pa prapavijë, se çfarë do të ndodhte më pas. Historia jonë nisi pas 3-4 vitesh. Në qytetet e vogla nisin intrigat. Isha 35 vjeç në atë kohë. Nëse nuk do të kishte patur thashetheme, nuk do të isha martuar me Barien. Do e kisha shumë shoqe. Mbase nuk do të kishte ndodhur martesa jonë. Unë isha në një vend tjetër, e thoshin ka qenë në një vend tjetër. Morëm iniciativën që të iknim të dy në Greqi. Morëm viza dhe shkuam te vëllai im. Njerëzit e mi e donin shumë Barien. Qante ajo, qaja unë, se kujtonim fëmijët tanë”, tha Rama.

Më pas Agimi shprehet se sëmundja e Baries ishte shumë e rëndë dhe kanë “ngrënë dynjanë” për të kuptuar diagnozën.

“Kisha djalin e vogël,e kam larë vetë. Ishte me bebelina. Barien e kam ushqyer me shiringë. Me djalin e kam përballuar. Nuk fliste, vetëm me shenja. Shikonte në ballkon shoqet që kalonin aty dhe qante, se kujtonte kohën kur ishte mirë”, tha Rama.