osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Byroja Hetimore nis punën me gjurmimin e parave të pista, akses në llogaritë bankare dhe databazat shtetërore, firmosen paktet e para

Byroja Hetimore nis punën me gjurmimin e parave të pista, akses në llogaritë bankare dhe databazat shtetërore, firmosen paktet e para

“Ndiq paranë” është një ndër parimet më të shumta që ndiqet nga agjencitë ligjzbatuese kryesore botërore për të luftuar krimin, korrupsionin apo terrorizmin.

Edhe Byroja Kombëtare e Hetimit e ka nisur punën për të luftuar korrupsionin me të njëjtin parim. Teknikat hetimore kanë zbuluar se duke ndjekur llogaritë bankare dhe pronat mund të shkosh shumë lehtë te pronarët e vërtetë të tyre. Kjo skemë do të ndiqet dhe në vendin tonë, ku puna do të nisë nga pasuritë e paluajtshme, bizneset dhe llogaritë bankare.

Aty ku ka dyshime se kemi të bëjmë me pasuri të dyshimta do nisin hetimet. Dje kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Tatimeve, duke i dhënë akses BKH-së në databazën e bizneseve.

Sipas njoftimit të dy institucioneve, marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, goditjen e veprimtarisë kriminale dhe vënien para drejtësisë të autorëve të tyre. Në marrëveshje po ashtu përcaktohet procedura dhe rregullat e bashkëpunimit midis dy institucioneve në mënyrë që të sigurohet realizimi i aksesit, komunikimit, shkëmbimit të të dhënave dhe kryerjes së analizave me qëllim rritjen e efikasitetit dhe bashkërendimit ndërmjet institucioneve për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Marrëveshjet e tjera

Gazeta ka mësuar se në ditët në vijim do të ketë marrëveshje të tilla dhe me institucione të tjera shtetërore. Një ndër to është Agjencia Kombëtare e Kadastrës, ku BKH do ketë akses te pronat e pushtetarëve dhe politikës. Po ashtu do kemi marrëveshje me ILDKP për pasuritë, me Ministrinë e Brendshme, me Ministrinë e Financave, Drejtorinë e Pastrimit të Parave dhe institucione të tjera ligjzbatuese në vend.

Marrëveshje pritet dhe me Bankën e Shqipërisë, ku do të mundësohet akses në llogaritë bankare. Pak kohë më parë u miratua dhe një ligj që i bën më të aksesueshme llogaritë dhe BKH do ketë shumë të lehtë të gjurmojë transfertat e dyshimta. Por gazeta ka mësuar se marrëveshje do të ketë dhe me institucione ndërkombëtare, me të cilat do të bashkëpunohet për të hetuar deri jashtë vendit.

Pra Aida Hajnaj e nis punën pikërisht me vendosjen e bashkëpunimit me të gjitha institucionet në vend, duke u dhënë hetuesve akses në të gjitha databazat shtetërore, në banka dhe institucione të tjera. Sinjalet janë se me ngritjen e BKH po fryn një tjetër erë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Reagon Hajnaj

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të hetimit, Aida Veizaj Hajnaj, foli për mediat mbi marrëveshjen e re, e cila sipas saj do i japë akses BKH në sistemin tatimor. “Marrëveshja konsiston në shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe të shpejtë, në shkëmbimin e të dhënave, marrjen e aksesit në Drejtorinë e Tatimeve për çështjet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Dhe njëkohësisht në vendosjen e pikave të kontaktit për bashkëpunimin mes institucioneve. Shërbimi i policisë gjyqësore do të ketë dhe krimet që rrjedhin nga korrupsioni dhe pastrimi i parave”, tha Hajnaj. Ndërsa drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, u shpreh se shumë shpejt do të jetë gati dhe ligji për llogaritë bankare që do i japë akses BKH në banka.

“Qëllimi është që të bashkëpunojnë jo vetëm përmes sistemeve që janë aktualisht funksionale, në administratë tatimore. Por dhe për sistemet që do të krijojmë. Ne po punojmë për ligjin e llogarive bankare, i cili do të jetë një mjet i rëndësishëm që do të përdoret nga Byroja Kombëtare e Hetimit”, tha ajo.