1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Demokrati” me katër gishta i Presidencës, dhurata më e pa merituar që Rama u bëri shqiptarëve

“Demokrati” me katër gishta i Presidencës, dhurata më e pa merituar që Rama u bëri shqiptarëve

Nga Anri Bala

Vërtet është skandaloze dhe e turpshme, kur shikon Presidentin e Republikës, që përshëndet në eter askënd dhe askund, me katër gishta lartë. Është e turpshme dhe fyese, që një përfaqësues i unitetit kombëtar, të sillet si dallkauk flamujsh dhe simbolesh. Nuk besoj, se do të harrohet lehtë për bëmat e tij qesharake, për shumë njerëz që e kanë parë dhe e kanë sharë, e atij as që i kanë bërë përshtypje… nga mungesa e inteligjencës, ndaj vazhdon të qesh e gëzoi dhe sillet si më parë… idioti i lumtur.

Askujt nuk ia merrte mendja, se Presidenca do të kthehej në një strofull, ku gëlon injoranca dhe mediokriteti. Teksa presidenti i tyre, sepse i imi nuk ka për të qenë kurrë, dilte dhe protestonte si militant faqezi për hallin e tij, injoranca brenda Kullës së Barit presidencë, e kishte armatosur dhe me flamurin amerikan, a thua se kishte dal aty në emër të Amerikës dhe me urdhërin e Amerikës.

U desh, ndërhyrja e ambasadores amerikane Juri Kim, që dallkaukut të flamujve dhe simboleve t’i tregohej kufiri dhe t’i çirrej maska mashtruese, teksa hiqej si mbrojtësi i demokracisë, por në fakt ishte bombarduesi i përditshëm i atdheut të demokracisë dhe shkelësi i pafytyrë i lirisë demokratike, që fatkeqësisht ia dha me dashje e majta, duke e vendosur në mënyrë turpëruese në postin e presidentit.

Duke treguar një verbëri të paimagjinueshme, e majta nuk mund të justifikohet kurrë për këtë barrë të rëndë, turpi që i la për 5 vjet Shqipërisë dhe shqiptarëve. Askujt mos t’i shkoi në mend, se demokratët dhe socialistët, qytetarët e thjeshtë, prisnin që në krye të shtetit të vendosej një njeri si Ilir Meta… sepse të majtët nuk e kishin harruar ende “bllokun e kuq”, që prodhoi një masakër në mes të Bulevardit… kurse të djathtët tradhëtinë në fundin e pushtetit të përgjakshëm, për të cilin i morën jetën katër qytetarëve të pafajshëm, e gjithë kjo pasi ua mori dhe gllabëroi çfarë deshi, deri dhe faljen për atë që s’falej, grabitje milionash në zyrën e shtetit, a thua se ishte një cigan që bënë pazar me mushkat e veta.

Por, më fyese dhe poshtëruese është pjesa e dytë, e prodhuar nga gabimi i rëndë i së parës. Për të majtët, ai tashmë e ka kthyer Presidencën në një gjiriz, ku mund të hidhen letra higjenike, të cilat ai i mbledh, natyrisht me pastrues gjuhëfshesë dhe u’a hedh andej nga kanë ardhur… te dera e Parlamentit.

Kurse të djathtët, po i miklon dhe i mashtron, për t’i bindur se ai është me ata, madje jo një herë, por… dy herë. Simboli i vjedhur i PD-së ekzistonte deri dje, por sot ka pësuar mutacion, e tashmë nuk kuptohet çfarë është. Simbolin e tij të ri me katër gishta e dy duar, një dorë si demokrat për të joshur Berishën dhe një dorë si LSI-st lugat, për të trembur Bashën çdo ditë e më shumë, po u’a nxjerr sytë demokratëve të vërtetë.

Ëndrra e shkarkimit dhe e largimit, që përfundoi në një këshillimore edukatorësh, e bëri edhe më të rëndë gjendjen në Presidencë. Krekosja si fitimtar, ndaj atyre që i dhanë vulën në dorë, kur duhet t’ia jepnin në ballë, tregoi edhe një herë, se sa e vobekët dhe imorale është politika jonë, tamam si një prostitutë jetime, që nuk ikën kurrë nga bordello.

Nuk ka asnjë justifikim përulja duke shkelur ligjin dhe anashkaluar me shurdhëri zërin e mijëra qytetarëve, që kërkojnë drejtësi. Nuk ka asnjë justifikim, që institucionet ligjzbatuese të këtij vendi të flejnë gjumë, sepse partia në pushtet, si moraliste e dalluar, nuk mbron ligjin dhe shtetarët e saj, në emër të postulatit socialist: S’jemi si ata, kur ata nuk janë si ne!

Përrallat me drejtësinë e re janë utopike, sepse drejtësia nuk ka moshë dhe ky është një borxh i madh i pashlyer i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë, që nuk duhet të  harroi shprehjen: Më mirë djepin bosh, se shejtanin brenda! Veçse, na ka dal një problem teknik… nuk po merret vesh se kush është shejtani!/Ekskluzive.al