Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në fshatin Gjepalaj të Shijakut, për t’u dorëzuar çelësin e 58 shtëpive të banorëve të cilët kishin mbetur pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Gjepalaj, Shijak – Në shtëpitë e reja të familjeve Gjepali, Rusi dhe Doda që si edhe 58 familje të kësaj njësie, e plot 400 gjithsej në bashkinë e Shijakut, do ta festojnë Vitin e Ri brenda tyre dhe pas një mundimi e durimi të madh do të jetojnë në kushte pakrahasimisht më të mira se ato që kishin një vit më parë
#Si NjëFamilje, shkruan Rama ne rrjetin social.
Por nuk kane munguar as batutat, te cilat e shoqerojne gjithnje kreun e qeverise ne keto inspektime per punet e kryera ne ndertimin e shtepive te demtuara nga termeti.
Ne momentin qe ka qene duke inspektuar shtëpitë, Rama ka hequr këpucët në njërën nga shtëpitë, me kërkesë të kryefamiljarit, i cili thote se e kishin zakon kete adet.
Rama nuk ia ka prishur, por kur ka pare corapet e kuqe te ministrit Arben Ahmetaj e ka “akuzuar” ate se i ka vjedhur corapet!
Batutat
Rama: Unë nuk i heq asnjëherë këpucët.
Kryefamiljari: Mirë është me i hek!
Rama: Epo po i heq atëherë, duhet me i ndjek rregullat e familjarit
Por këpucët i heq edhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili kishte veshur çorape të kuqe.
Kur i ka pare Rama, nuk ngurroje të bëjë një batutë me çorapet e Ahmetajt.
Arben Ahmetaj: Ja i hoqëm Osman.
Rama: Ky (Ahmetaj) më ka vjedhur çorapet e mia, i kam pasur unë dikur, i vesh ky tani!
Më pas ata dalin nga shtëpia dhe veshin këpucët, ku Rama shihet ulur ne shkallet e jashtme te shtepise duke veshura kepucet.
Kryefamiljari: E kemi si traditë me iu përcjellë…
Rama: Tani do na përcjellësh se na hoqe edhe këpucët.
Edi Rama: Tani të veshim këpucët….Hajde Arben! Ç’na bërë more Osman. Ta kishte marrë mendja t’ia hiqje këpucët kryeministrit në shtëpinë e re?! Ja si është jeta e shenj jetën. Zbatojmë rregullat e shtëpisë.
Osmani: Rrofsh sa malet, je tepër i nderuar (shihni videon pas minutes se 7-te)