1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dibrës dhe Gjirokastrës u ikën nga një deputet, KQZ vulos vendimin, Tirana shkon në 36 mandate

Dibrës dhe Gjirokastrës u ikën nga një deputet, KQZ vulos vendimin, Tirana shkon në 36 mandate

Tashmë është zyrtare, Dibra dhe Gjirokastra do të kenë nga një deputet më pak, të cilët do t’i shtohen qarkut të Tiranës. Disa muaj më parë vetë partitë dhe anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve parashikuan se Dibra mund të humbasë një mandat dhe t’i kalojë Tiranës, ndërsa ditën e djeshme KQZ e bëri të prerë këtë vendim.

Por përveç Dibrës edhe Gjirokastrës i largohet një deputet, i cili gjithashtu i bashkohet qarkut Tiranë. Këto ndryshime Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare, në të cilën theksohet se përllogaritjet e fundit i zbresin Dibrës dhe Gjirokastrës nga një mandat secilës.

Në këto kushte, qytetarët e Dibrës nuk do të zgjedhin 6 deputetë në garën e 25 prillit, por 5 deputetë, ndërsa në Gjirokastër do të votohet për 4 deputet e jo më për 5 sikur ndodhte në zgjedhjet e mëparshme. Sipas të dhënave të përllogaritura nga rezultatet e zgjedhjeve në 2017, mandati i djegur në Dibër i ikën Partisë Demokratike, ndërsa ai në Gjirokastër i rrëzohet Partisë Socialiste. Në shkresë parashtrohet se këto ndryshime për qarqet në fjalë janë bërë për shkak të lëvizjes së madhe të popullsisë nga këto zona drejt kryeqytetit.

“Bazuar në nenin 76, paragrafi 1, të Kodit Zgjedhor, KQZ me shkresë nr. 2117 Prot., datë 25.11.2020 i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Ministrisë së Brendshme, numrin e përgjithshëm të shtetasve dhe numrin e shtetasve për çdo qark, sipas Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Ministria e Brendshme me shkresë nr. 8541/1 Prot., datë 27.11.2020 i ka dërguar KQZ-së të dhënat e kërkuara, duke theksuar që numri i shtetasve është i datës 27 nëntor 2020.

Bazuar në përllogaritjen e këtyre të dhënave Komisioni Rregullator vendosi të miratojë caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore si më poshtë: Qarku Berat -7 (shtatë) mandate Qarku Dibër -5 (pesë) mandate Qarku Durrës -14 mandate; Qarku Elbasan -14 mandate; Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate etje”, përcaktohet në shkresë. Më tej në këtë projektvendim sqarohet se, të dy këto mandate që bien për shkak të lëvizjes së popullsisë, i shtohen qarkut Tiranë.

Banorët këtu do të zgjedhin tashmë jo 34, por 36 ligjvënës. Sipas Parashikimeve, në Tiranë dy mandatet e shtuara ndahen në mënyrë të barabartë, një PD e një PS.

Ja çfarë ishte parashikuar për Dibrën

Heqja e një mandati për qarkun e Dibrës është përfolur që në gusht të këtij viti. Ishte i pari anëtari i KQZ, Bledar Skënderi, ai i cili u shpreh se qarku i vetëm që mund të humbasë një mandat deputeti është Dibra dhe do i shtohet Tiranës, duke theksuar se qarqet e tjera do të mbeten po të njëjta.

Në reagimin e tij për gazetën, Skënderi shpjegoi edhe mënyrën se si bëhet ndarja e mandateve në bazë të popullsisë së përgjithshme dhe asaj në çdo qark. “Lëvizja e deputetëve është një budallëk i madh sepse ndarja e mandateve është një matematikë që e bën një fëmijë i klasës së katërt. Merret numri i banorëve të gjithë Shqipërisë që është 4 milionë e 500 mijë banorë dhe pjesëtohet me 140 deputetë dhe del një shifër diku tek 32 mijë e 450. Popullsia e çdo qarku pjesëtohet me këtë numër dhe del numri i mandateve që ka çdo qark.

Përveç Dibrës, në dijeninë time nuk lëviz asnjë qark tjetër. Pra rritet Tirana me një mandat ulet Dibra me një mandat. Gjithë pjesa tjetër është një budallëk. Lëvizja e mandateve është matematikë dhe nuk ka lidhje me hapjen e listave. Nëse Tirana ka 1 milionë e 100 mijë banorë pjesëtoje me 32 mijë dhe del numri i deputetëve që do ketë qarku”, u shpreh anëtari i KQZ Bledar Skënderi.

Po ashtu, në të njëjtën linjë ishte edhe eksperti zgjedhor Kristaq Kume. Në një prononcim për gazetën, Kume u shpreh se 140 mandate që janë në total do të pjesëtohen me numrin e popullsisë që ka çdo qark, në bazë të të dhënave që KQZ merr nga Regjistri i Gjendjes Civile.