Drejtësia në ngërç: KLGJ dhe KLP të bllokuara nga Kushtetuesja

Drejtësia në ngërç: KLGJ dhe KLP të bllokuara nga Kushtetuesja

Kuvendi të enjten tjetër do të votojë listën përfundimtare të anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Me miratimin e kësaj liste do të mundësohet edhe ngritja përfundimtare e dy institucioneve të drejtësisë, kryesisht Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por edhe pse do të ngrihen dy institucionet e para që do t’i japin dhe jetë krijimit të SPAK, këto dy institucione nuk do të kenë mundësi të marrin vendime për shkarkimin apo emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëse PD dhe LSI nuk jep konsensusin në votimin e seancë plenare që do të diskutohet për këtë çështje.

Loading...

Kjo për faktin se Gjykata Kushtetuese, në muajin prill, duke pranuar pjesërisht kërkesën e PD për rrëzimin e ligjit të organeve të reja të drejtësisë, rrëzoi vetëm 5 nene. Më konkretisht u cilësuan antikushtetues: neni 5; neni 61, neni 103, neni 159 dhe neni 169, pika 5. Por nga këto 5 nene, dy janë më të rëndësishmit, neni 61 dhe neni 159, pasi kanë të bëjnë mbledhjet e KLGJ dhe KLP.

Kështu nëse nuk miratohet në seancë plenare neni 61 që është kthyer nga Kushtetuesja, KLGJ nuk do të mund të marrë dot vendime sa i takon emërimeve dhe shkarkimeve të gjyqtarëve apo administratës gjyqësore duke e futur drejtësinë në një tjetër ngërç. “Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ushtron kompetencat e mëposhtme: miraton akte nënligjore normative, në zbatim të këtij ligji ose të ligjeve të tjera, me efekt të përgjithshëm detyrues mbi të gjithë gjyqtarët, administratën gjyqësore, personat privatë dhe organet publike; miraton akte për rregullimin e procedurave të brendshme të Këshillit; emëron dhe ngre në detyrë gjyqtarët mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës”, thuhet në nenin 61 për KLGJ.

Ja ligji që ndrydh kompetencat e KLP

Loading...

Ndërkohë e njëjta gjë do të ndodh edhe me KLP nëse nuk miratohet neni 159, i kthyer nga Kushtetuesja në Kuvend. Kjo sepse dhe KLP, nëse opozita nuk bashkon votat me mazhorancën për ndryshimet e neneve të kthyera nga Kushtetuesja, nuk do të mund të marrë dot vendime sa i takon emërimit dhe shkarkimit të prokurorëve pasi të gjitha kompetencat ja jep pikërisht neni 159. “Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ushtron kompetencat e mëposhtme: miraton akte nënligjore normative, në zbatim të këtij ligji ose të ligjeve të tjera, me efekt të përgjithshëm detyrues mbi të gjithë prokurorët, administratën e prokurorisë, personat privatë dhe organet publike; miraton akte për rregullimin e procedurave të brendshme të Këshillit; emëron dhe ngre në detyrë prokurorët mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës”, thuhet në nenin 159 për KLP.

Ligje të tjera

Përveç ligjit për organet e sistemit të drejtësisë, Kushtetuesja rrëzoi pjesërisht dhe ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Këtë herë ishte Unioni i Gjyqtarëve, ai i cili dërgoi në gjykatë ligjin. Pas shqyrtimit, plot 22 nene të tiju rrëzuan. Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, detyronte të gjithë njerëzit e drejtësisë që në momentin që dënoheshin për korrupsion, të rikthenin pagën vjetore. “Nëse magjistrati është dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale në fushën e korrupsionit, Këshilli vendos përveç shkarkimit të magjistratit edhe kthimin e shumës së pagës bruto të vitit të fundit në detyrë të përfituar prej tij”, thuhej në nenin 112.

Kjo pikë u cilësua e rëndësishme nga deputetët gjatë diskutimeve në komision, pasi kushdo që ka bërë korrupsion duhet të kthejë pas një masë të caktuar të parave. Por gjykata me vendimin e marrë e ka shfuqizuar këtë nen, duke i lehtësuar gjyqtarët, të cilët vetëm sa mund të shkarkohen dhe vuajnë dënimin përkatës. Përveç këtij neni, janë shfuqizuar dhe shumë të tjerë, të cilët përcaktonin largimin e menjëhershëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nëse nuk e kalonin procesin e vetingut./Endri ARIZI

Komento
Loading...

COMMENTS

15000

Loading…

Mos e Humbisni
Kërcënim “berishian”: Shitja e detit vetëm ashtu siç e bëra unë, ndryshe…! (Video)

Close