Dueli i Apple me Facebook, një formë e re e rivalitetit të teknologjisë

Dueli i Apple me Facebook, një formë e re e rivalitetit të teknologjisë

Si një nga platformat më të mëdha për reklama në internet, Facebook kupton të gjitha thellësitë e fshehura të botës digjitale.

Mark Zuckerberg, për të fituar ndjekës nga reklamat, shfrytëzon disa hapësira të kontrolluara nga Apple, prodhuesi i iPhone, përdoruesit e të cilit vitin e kaluar u rritën pothuajse pesë herë më shumë.

Apple ka thënë se këtë pranverë do të ashpërsojë kufizimet në mënyrën se si platformat e reklamave hyjnë në të dhëna, me qëllim që të ruaje dhe më shumë privatësinë.

Aplikacionet u kërkojnë përdoruesve leje që t’i ndjekin ato në faqet e internetit të zotëruara nga firma të tjera, pra Facebook shfrytëzon Apple për të bërë reklama dhe për të fituar ndjekës.

Nga ky vendim i Apple, Facebook do të preket shumë.

Apple i justifikon veprimet me idenë që po mbron privatësinë e përdoruesve të saj.

Facebook deklaron se po reziston në emër të miliona ndjekësve që mbështeten në algoritmet e tij të kërkimit të të dhënave për të arritur klientët. Në sipërfaqe e gjithë duket si një mosmarrëveshje tipike territoriale e privatësisë kundrejt aksesit.

Shefi i Apple, Tim Cook, në sulmet e tij drejt Facebook, thekson që dezinformimi i mban njerëzit të ngjitur në ekranet e tyre dhe u mundëson faqeve të shfrytëzojnë më shumë të dhëna nga përdoruesit.

Zuckerberg tallet me pohimin e Z. Cook pasi sipas tij reklamimi nuk ka nevojë për të dhëna të personalizuara, ai mbijetoi për dekada pa to.

Aftësia e firmave më të vogla për të arritur klientët me reklama të lira në internet është një nga risitë më të mëdha të epokës digjitale.

Disa përdorues të Apple, duke preferuar reklamat e synuara nga ato të rastit, do të zgjedhin të lejojnë gjurmimin e të dhënave.

Faqet e mediave sociale të mbështetura nga reklamat, si Facebook,do të konkurrojnë për të zhvilluar teknologji, që do të kombinojnë personalizimin me më shumë privatësi. Në fund të fundit, ata madje mund të paguajnë njerëzit për të ndjekur të dhënat e tyre (megjithëse rregullat e Apple aktualisht e ndalojnë këtë.)

Facebook ka ambicie në rritje për t’u bërë një konkurrent i drejtpërdrejtë i Apple.

Një mënyrë do të ishte që ai të kombinonte rrjetin e tij social me Instagramin dhe WhatsApp-in në një “super-aplikacion” të ngjashëm me WeChat të Tencent në Kinë, duke bashkuar media sociale, mesazhe, tregti elektronike, lojëra dhe pagesa.

Kjo do t’i jepte më shumë liri për të ofruar reklama të personalizuara, pasi Apple nuk mund të kontrollojë gjurmimin e të dhënave brenda familjes së aplikacioneve në Facebook.

Çfarëdo që të vijë më pas, edhe Facebook e pranon që privatësia do të duhet të jetë një komponent i rëndësishëm.

Burimi: The economist