1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Edi Rama: Basha dhe Kryemadhi humbës kronikë, janë fatkeqësi edhe për ne, nuk na stimulojnë të përmirësohemi

Edi Rama: Basha dhe Kryemadhi humbës kronikë, janë fatkeqësi edhe për ne, nuk na stimulojnë të përmirësohemi

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur dje pas mbledhjes së grupit të Elbasan, nuk ka kursyer kritikat ndaj opozitës. Ai deklaroi se PS e ka sfidën me veten dhe aspak me PS dhe PD, pasi sipas tij ata janë vetëm humbës.

“Unë sot nuk do të them asgjë për kundërshtarët e dukshëm, sa më shumë të flasim për ta aq më pak e kuptojmë se sa shumë më shumë duhet të bëjmë ne për Shqipërinë.

Ata janë humbës kronikë që më mirë se çdo gjë tjetër dinë të gjejnë rrugën e humbjes. Në këtë sens ata janë një fatkeqësi jo thjesht për veten, por edhe për ne, sepse nuk na stimulojmë të përmirësohemi shumë më shpejt dhe nga ana tjetër nuk stimulojnë opinionin publik të mpreh këndvështrimin mbi të gjithë ne”, tha Rama.

Përsa i përket zgjedhjeve që po afrohen, Rama ka bërë një analizë të vetvetes dhe të Partisë Socialiste. Teksa ka bërë krahasimin me opozitën, ai ka thënë se shqiptarët e dinë shumë mirë se nuk ka asnjë alternativë më të mirë se ai. “Çfarë duhet të bëj unë më shumë dhe më mirë dhe me këtë sezon për të fituar me bindje dhe respekt votën e atyre që më dhanë privilegjin e drejtimit të Shqipërisë 8 vjet më parë.

Shqiptarët janë të bindur që nuk e kanë kryeministrin më të mirë, po a jam unë Kryeministri më i mirë që ata kanë? A jeni ju deputetët më të mirë? A është kjo që kemi bërë deri më e sot më e mira që mund të bëjmë për ata? Më e mira në vetvete për alternativat. Shqiptarët sot për sot nuk e kanë një alternativë më të mirë se sa ne. Shqiptarët e dinë, shumica as e diskutojnë. Por kjo nuk mjafton”, deklaroi Rama.