1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Edi Rama: Kasta e gjyqtarëve dhe prokurorëve e kanë kthyer drejtësinë në mall që shitet dhe blihet!

Edi Rama: Kasta e  gjyqtarëve dhe prokurorëve e kanë kthyer drejtësinë në mall që shitet dhe blihet!

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer dje në kritika të forta ndaj sistemit të drejtësisë. Gjatë një takimin të zhvilluar në Elbasan me qytetarët, Rama ka folur me tone të ashpra ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, teksa i ka cilësuar ata si një kastë.

Ai vijoi më tej, duke thënë se kanë qenë gjyqtarët po ashtu edhe prokurorët ata të cilët sipas kryeministrit që e kanë kthyer drejtësinë në vend në mall që blihet dhe shitet.

“Te drejtësia kemi arsye të jemi kryelartë, pavarësisht se rezultatet e kërkuara nuk janë ende qartësisht të dukshme, por po çlirohemi nga dhuna e ftohtë dhe e heshtur por shumë dëmtuese e një kaste gjykatësish dhe prokurorësh, që asnjëherë nuk kanë qenë në fokusin e reflektorëve të medias apo opinionit publik, sepse kanë qenë mbi të gjithë.

Kjo kastë nuk duhet ta kishte mbytur drejtësinë dhe ta kthente atë në një mall që blihet e shitet”, tha ai. Ndër të tjera, ai u shpreh se edhe politikanët sipas tij kanë përgjegjësi dhe faje. Sipas tij, nëse nuk do të ishte ky abuzim i gjyqtarëve dhe prokurorëve politikanët nuk do të ishin treguar kaq të papërgjegjshëm.

“Nëse politikanët janë bërë objekt bisede e sulmesh 30 vjet rresht, kjo kastë, që ka qëndruar jashtë valës së sulmeve, në raport me Shqipërinë ka përgjegjësi e faje shumë të rënda se politikanët. Ne sot nuk do të kishim një gjykatës si ajo gjykatësja e papërshkueshme, se unë nuk gjej dot fjalë për ta përshkruar, që ditën me diell, në kundërshtim me ligjin, jep vendime lirimi për individë që kanë pasur dënime ekstreme dhe aspekti tjetër është si do të rrisim ne paralelisht me drejtësinë dhe mundësitë tona ekonomike duke rritur investime publike dhe investimet private dhe ato të huaja”, tha Rama.

Mandati i tretë

Për kreun e qeverisë mandati i ardhshëm është i domosdoshëm për të përmirësuar sistemin e drejtësisë në vend. Ai u shpreh se për të pasur një shtet të së drejtës, sipas tij është një proces i cili kërkon kohë dhe nuk mund të bëhet në kaq pak kohë qeverisje.

“Jemi të gjithë dëshmitarë se sa shumë burra të denoncuar për dhunë janë liruar nga gjykatat dhe janë fajësuar gratë. Procesi i pastrimit të llumit nga sistemi i drejtësisë është jo i lehtë. Ata që kërkojnë me të drejtë shtet të së drejtës duhet të vetëdijesohen se nuk është një proces që mund të mbyllet në 1 apo 2 mandate, është e pamundur”, tha ndër të tjera, Rama.

Rama flet për arsimin

Kryeministri Edi Rama foli edhe për arsimin profesional në vend. Ai u shpreh se në këtë sektor janë bërë mjaft investime, por ka ende për të bërë. Rama shtoi se po punohet për krijimin e kolegjeve profesionale, që do të shërbejnë për rritjen e aftësive të nxënësve që zgjedhin një profesion të caktuar.

“Shkollat e arsimit profesional ju jeni dëshmitarë që ishin katandisur si mos më keq, nuk kishte asnjë lloj infrastrukture dhe më shumë shërbenin si rifuxho për nxënësit që shkonte në këto shkolla thjesht për të thënë se po e bëjmë. Ne synuam një ndryshim të sistemit, atij dual gjerman dhe më pas bënë ecjen paralele në shkollë dhe sipërmarrje që i jep mundësi që individi dhe sipërmarrja të ndërveprojë mes tyre dhe menjëherë pas shkollës ata të përfshihen në tregun e punës.

Investimet janë të pamjaftueshme për të dhënë se është i plotësuar në çdo hallkë, pasi ka ende shumë për të bërë”, tha ai. Ndër të tjera, Rama tha se kolegji profesional do të jetë diçka e ndërmjetme mes shkollës së mesme dhe universitetit. Ai bëri me dije se nxënësit që mbarojnë shkollën profesionale e kanë më të lehtë të punësohen.

“Ajo që është inkurajuese është që nxënësit e shkollave profesionale kanë një avantazh dhe e kanë më të lehtë punësimin dhe më të shpjet se ata që mbarojnë edhe universitetet. Po punojmë që të shtojmë një tjetër hallkë atë të kolegjeve profesionale në mënyrë që nxënësit të rrisin dijet dhe aftësitë e tyre, përmes kolegjeve profesionale që janë një hapësirë e mes shkollës së mesme dhe universitetit”, tha Rama.