osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

EKSKLUZIVE / Krichbaum ndërron mendje pasi i çojnë Tahirin të paketuar

EKSKLUZIVE / Krichbaum ndërron mendje pasi i çojnë Tahirin të paketuar

BERLIN – Në një kthesë dramatike të ngjarjeve integrueso-stabilizueso-asociueso-anëtarëzuese, Gojët e Liga mësojnë se deputeti gjerman Gunther Krichbaum ka bërtitur dje pasdite në mes të sallës së parlamentit të vet, se Shqipëria meriton dhjetë me yll në progresin euro-integrues.

“Gjithçka ishte një shaka e imja,” deklaroi Krichbaum para kolegëve skeptikë, “Tirana ka bërë një progres të padiskutueshëm dhe meriton hapjen e negociatave për anëtarësim. Pra unë jam pro!”

 Përmbysja e qëndrimit të deputetit albano-skeptik ka lënë pa fjalë shumë të pranishëm.

Por Gojët e Liga kanë informacione të (pa)besueshme se ka qenë një dhe vetëm një, arsyeja pse Krichbaum u bind befasisht mbi përparimin shqiptar.

Siç mësohet, në shtëpinë e Krichbaumëve të njëjtin mëngjes është dëgjuar një e trokitur e lehtë, por këmbëngulëse.

Plaka e shtëpisë tha e çuditur, “kush të jetë vallë në këtë orë?”, dhe u kthye nga deputeti në rrobdëshambër, që po hante një pjatë trahana, “S’më duket shenjë e mirë kjo, birooo”.

Por Gunther me gjakftohtësi bëri përpara.

Pasi është hapur dera, të zotit të shtëpisë i doli përballë një njeri të lidhur, mbi të cilin ishte ngjitur vula postare, “Par Avion, Tirana, Albanien”.

Burimet thonë se pasi i hoqi kapuçin, Krichbaum njohu Saimir Tahirin dhe buzëqeshi i lumtur.

“Danke”, mërmëriti ai duke falenderuar kushedi se kë, dhe shtoi “ja ja, das ist gut, das ist sehr gut!”.

Pasi i lidhuri u fut në shtëpi, deputeti urdhëroi pastruesen: “Kontrollieren partisanen!” dhe Sajmes i kontrolluan të gjitha xhepat.

Dikur, i gjetën një copë pusullë të palosur, të cilën Guntheri e hapi dhe lexoi në gjermanisht: “Naaa, që mos u ngopsh, jarebi! Tani na e jep votën, kalamon i shpif!”

Shënim: Gojët e Liga është një rubrikë satirike integruese dhe negociuese