Eksluzive/ “100 fshatrat turistikë”, zbulohen zonat e përzgjedhura

Eksluzive/ “100 fshatrat turistikë”, zbulohen zonat e përzgjedhura

Nën modelin e Rilindjes Urbane, një tjetër program i fokusuar tek turizmi dhe agrobiznesi do të financojë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik të 100 fshatrave anembanë vendit.

Këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohet në qendra të një lloj turizmi të ri, të panjohur deri më parë në vendin tonë, turizmi rural.

Loading...

Në total, do të jenë mbi 200 ndërhyrjet në infrastrukturë, përfshi rrugë, sheshe, kanalizime, ujësjellësa, rehablitimi objekesh kulturore apo objektesh të trashëgimisë historike.

Programi u prezantua ditën e sotme në një vizitë të kryeministrit në një fermë agroturizmi në Radë, Qarku Durrës, por Lexo.al ka arritur të zbulojë listën e plotë të fshatrave që do të bëhen pjesë e këtij programi.

Më poshtë, lista e detajuar sipas qarqeve.

Loading...

Qarku Berat: Qafë Dardhë, Roshnik, Malas Breg, Kozarë, Blezënckë, Kapinovë

Qarku Dibër: Rabdisht, Radomirë, Bushkash, Zerqan, Gur i Bardhë

Qarku Durrës: Shetaj, Shën Avlash, Radë, Gjepalaj/Eminas, Metallaj, Halilaj (I njohur ndryshe si Zgërdhesh)

Qarku Elbasan: Gjinar, Shushicë, Shtërmenj, Seferan, Sotirë, Pajovë, Stëblevë, Dardhë, Rrajcë/Skëndërbej

Qarku Fier: Pojan, Libofshë, Cakran, Siceqë, Luar, Ardenicë, Krutje, Goricaj, Hekal

Qarku Gjirokastër: Dhoksat, Zhulat, Antigone, Lazarat, Labovë e Sipërme, Nepravishtë, Nivicë, Peshtan, Kalivaç, Kosinë, Leusa, Maleshovë, Sotirë

Qarku Korçë: Drenovë, Boboshticë, Voskopojë, Dardhë, Zvirinë, Rehovë, Borovë, Lin, Tushemisht, Gurras, Arrëz, Nikolicë, Zaroshkë

Qarku Kukës: Shishtavec, Shtiqën, Cahan, Valbonë

Qarku Lezhë: Ishull-Lezhë, Fishtë, Skuraj, Katund i Vjetër, Orosh

Qarku Shkodër: Drisht, Zogaj, Theth, Mjedë, Kukël, Qelëz, Kryezi, Razëm, Vrith, Lëpushë

Qarku Tiranë: Shën Gjergj, Shesh, Pezë, Pëllumbas, Laknas, Prezë, Marikaj, Karpen, Vilë Bashtovë, German

Qarku Vlorë: Kaninë, Tragjas, Zvërnec, Dhërmi/Vuno, Kuç, Lukovë, Mesopotam, Ploçë (Amantia), Drashovicë, Çukë, Mursi, Rusan./Lexo.al

Komento
Loading...

COMMENTS

15000

Loading…

Mos e Humbisni
Kërcënim “berishian”: Shitja e detit vetëm ashtu siç e bëra unë, ndryshe…! (Video)

Close