Ekstradimi i Seitit/ Basha akuzon, Ministri i drejtësisë italiane e përgënjeshtron. A është i kapur edhe ministri italian nga krimi?

Ekstradimi i Seitit/ Basha akuzon, Ministri i drejtësisë italiane e përgënjeshtron. A është i kapur edhe ministri italian nga krimi?

Në një preononcim për mediat kryedemokrati Basha ka mbajtur sërish theksin te ekstradimi i Nazer Seitit drejt Italisë.

Sipas tij të gjitha institucionet që mundësuan ekstradimin e tij për tu gjukyar nga autoritetet italiane janë ta kapura nga kthetrat e krimit.

Loading...

Por, ajo që të bën habi në këtë histori është fakti se Basha e bën një deklaratë të tillë pas deklaratës së ministrit të drejtësisë Italiane dje i cili falenderoi autoritetet  shqiptare për ekstradimin dhe theksoi se procesi kishte kaluar sipas të drejtave ndërkombëtare. Në kushtet kur ministri italian përgënjeshtron Bashën, ky I fundit i bie fyellit në të njëjtën vrimë.

Sipas Bashës i bie që edhe ministri i drejtësisë italiane të jetë kapur nga kthetrat e krimit. Kë të besojmë, Bashën apo ministrin e Italisë?

Ja mesazhi i ministrit italian i drejtesise Andera Orlando:

Loading...

“Falenderoj autoritetet shqiptare të cilat ju përgjigjen menjëherë, kërkesës për ekstradim të shtetasit shqiptar SEITI Nazer, i kërkuar nga autoritetet gjyqësore italiane në kuadër të një hetimi të rëndësishëm ndaj një organizate kriminale që vepronte në fushën e narkotrafikut, në linjat italo-shqiptare. Dorëzimi i tij është në koherencë me angazhimet ndërkombëtare që janë detyruese për autoritetet italiane dhe shqiptare, sipas Konventës europiane të ekstradimit të 13.12.1957 dhe Marrëveshjes dypalëshe të firmosur në Tiranë me 3.12.2007. Kryerja e dorëzimit, i mundëson autoriteteve italiane ushtrimin e plotë të hetimit dhe të jurisdiksionit mbi faktet e rënda që përbëjnë objektin e hetimit të Prokurorisë së Catania-s, pa paragjykuar zhvillimet e procedimit që paralelisht po kryhet nga pala shqiptare, e cila madje mund të përfitojë nga bashkëpunimi i autoriteteve italiane, në bazë të konventave për ndihmën gjyqësore, që janë në fuqi mes dy vendeve tona”./LEXO.AL

Komento
Loading...

COMMENTS

15000

Loading…

Mos e Humbisni
Mashtrues, kthejani opozitën të zotërve!

Close