1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Engjëlli” që drejtonte një prej karteleve më të frikshëm në botë dhe “sfidoi” SHBA

“Engjëlli” që drejtonte një prej karteleve më të frikshëm në botë dhe “sfidoi” SHBA

Me një fytyrë engjëllore, ajo duket e pafajshme për të pasur në mend gjëra djallëzore dhe për të qenë e përfshirë në botën e krimit.

Por gruaja e narkotrafikantit të njohur meksikan, Joaquin “El Chapo” Guzman, është arrestuar në aeroportin e Uashingtonit nën akuzën se është e përfshirë në trafikun e drogës dhe se organizoi arratisjen e bashkëshortit të saj nga burgu meksikan në vitin 2015.

31-vjeçarja Emma Coronel Aispuro, me shtetësi meksikane dhe amerikane duhet të përballet tashmë me një gjykatës federal.

Bashkëshorti i saj, themelues i kartelit të Sinaloa është duke vuajtur një dënim të përjetshëm në një burg të sigurisë maksimale në Shtetet e Bashkuara.

Hetimet ndaj gruas së El Chapo-s

Pasi autoritetet amerikane më në fund arritën të kapnin dhe dënonin narkotrafikantin më famëkeq të viteve të fundit, El Chapo, prokurorët kishin nisur të merreshin me çështjen e gruas së tij, Emma Coronel Auispuro, që dy vjet më parë.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar gruan e Joaquin Guzmann që të regjistrojë në Shtetet e Bashkuara markën e biznesit “El Chapo Guzman” në zyrën e Patentave në Shtetet e Bashkuara.

Sipas një zëdhënëse të skuadrës së avokatëve të kreut të Kartelit të Sinaloas, ky është një projekt për të cilin Emma dhe Joaquin kanë vite që diskutojnë dhe më në fund po bëhet realitet.

“Mund të them vetëm se nuk kam asgjë për t’u turpëruar. Unë nuk jam perfekte, por e konsideroj veten një qenie njerëzore e mirë që kurrë nuk kam lënduar askënd qëllimisht,” tha ajo kur mbaroi gjyqi i burrit të saj.