1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Fatos Klosi: SPAK të merret me dosjet e bujshm! Rasti i privatizimit të Klubit Partizani nga Berisha skandal, koha që prokurorët të heqin frikën

Fatos Klosi: SPAK të merret me dosjet e bujshm! Rasti i privatizimit të Klubit Partizani nga Berisha skandal, koha që prokurorët të heqin frikën

Ecuria e reformës në drejtësi dhe Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, aktualiteti politik në vend dhe hetimi i korrupsionit në nivele të larta kanë qenë disa nga çështjet për të cilat ka folur ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi.

Ky i fundit gjatë një interviste për gazetën “SOT”, deklaroi se ka ardhur koha që SPAK të hetojë zyrtarët e korruptuar në nivel të lartë dhe jo të merret me dosje të dorës së dytë dhe të tretë. Sa i takon padisë që bëri Partia Socialiste në SPAK për privatizimin e Klubit Partizani, zoti Klosi e quajti atë një skandal të bërë nga qeveria “Berisha” që duhet të hetohet me patjetër.

Ndërkohë ish-kreu i SHISH theksoi se ka ardhur koha që prokurorët e SPAK duhet të vrasin frikën dhe të hetojnë të gjithë të korruptuarit, përfshi këtu ish-gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting, si dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilën tha se rëndojnë shumë krime të bujshëm që nuk janë hetuar, pasi drejtësia ka pasur frikë prej tij.

Madje, zoti Klosi theksoi se Sali Berisha ka shumë gjëra për t’u trembur prej drejtësisë së re. Sipas ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, është e papranueshme dhe e turpshme që një ish-gjyqtar dhe ish-prokuror që ka ngelur gjatë procesit të vetingut, të lihet të livadhisë.

-Zoti Klosi, po bëhen 4 vite nga miratimi i reformës në drejtësi. Si e shihni ecurinë e saj, pasi ka shumë skeptikë dhe mjaft kritikë të reformës?

Reforma në drejtësi është një reformë, tek e cila i ka sytë gjithë Shqipëria. Nga kjo pikëpamje dua të them se reforma në drejtësi po ecën më ngadalë se sa ishte menduar. Fakti që ajo po ecën përpara, por me ritëm të ulët nuk është shenjë e mirë. Kjo pasi e para të gjitha aktivitetet që lidhen me integrim varen nga kjo reformë, sikundër është ngritja e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, apo lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit sidomos në nivele të larta dhe krimi i organizuar.

Kështu që teksa po shohim se këto nuk po lëvizin, tregon se gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet. Po ashtu, gjwrat nuk po shkojnë mirë edhe në procedurat e verifikimit apo kontrollit të njerëzve nga institucionet e dala nga reforma, por edhe mungesa e vullneti për të ngritur Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, duke më lënë shijen se kjo reformë ka ngecur. Dhe unë përfitoj nga rasti që periudhën që ka mbetur duhet të përdoret në dobi dhe të ngrihen sa më para këto 2 gjykata kaq të rëndësishme.

Mos harroni që edhe ndërkombëtarët dhe madje ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë po e thotë për ditë që Gjykata Kushtetuese është e domosdoshme dhe ka ardhur koha që aktorët të vihen në lëvizje për të mos e zvarritur ngritjen e saj.

-SPAK është organi më i rëndësishëm. Pse kjo prokurori sulmohet nga opozita?

Shiko! Opozita nxjerr kushte dhe ngre pretendime, duke bërë lojën e saj, pasi nuk e ka dashur reformën në drejtësi. Nga kjo pikëpamje dua të them se reforma është mjet i luftës politike për opozitën dhe është e turpshme që ajo po sulmon Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Dhe si duket opozita nuk e do një sukses të këtij organi.

Por nga ana tjetër dua të theksoj se SPAK është dendur me proces të dorës së dytë me thënë të drejtën dhe kjo ka qenë arsyeja që çdo çështje që lidhet me korrupsionin ia delegojnë SPAK-ut. SPAK duhet të hetojë korrupsionin në nivele të lartë dhe jo çështje fare të parëndësishme siç është mbytur me dosje kohët e fundit. Pra, SPAK nuk ka kohë të marrë frymë dhe për rrjedhojë pritshmëritë që kemi ne për të luftuar korrupsion në nivel të lartë bie.

Kështu mendoj se duhet të rishikohet ndoshta edhe ligji i reformës në drejtësi, ku të përcaktohet mënyra se farë duhet të hetojë SPAK, pasi këto vepra të dorës së dytë t’i kalojnë prokurorisë. SPAK ka lindur për të gjunjëzuar të korruptuarit dhe “Peshqit e mëdhenj”.

-A besoni se “Peshqit e mëdhenj” sikundër janë zyrtarët e lartë të korruptuar, por edhe gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting duhet të bien në rrjetën e SPAK?

Absolutisht po! Jo vetëm që ka ardhur koha, por jemi të vonuar. Është e papranueshme dhe e turpshme që një ish-gjyqtar dhe ish-prokuror që ka ngelur gjatë procesit të vetingut, të lihet të livadhisë. Ai ka kryer një vepër penale, pasi nuk justifikon pasurinë dhe nga kjo pikëpamje SPAK duhet të vihet në lëvizje, kjo pasi një gjë të tillë e kërkon edhe Brukseli dhe Uashingtoni.

Kështu duke qenë se deri tani drejtësia e re nuk e ka vënë “ujin në zjarr” për këta subjekte që janë shkarkuar për shkelje, duket gjë e shëmtuar. Është shumë e domosdoshme që përveç politikanëve, të shohim edhe të ngelurit në veting para SPAK që të japin llogari për pasuritë e tyre të pajustifikuara. Një gjyqtar apo një prokuror ka ngelur në veting? Pse?

Sepse ka fshehur pasurinë, ka bërë dekorata të rreme, etj dhe problemi pasuror është krim. Pra, të ngelurit në veting kanë bërë krimin e vjedhjes ose të korrupsionit dhe ai duet të japë llogari dhe jo të livadhisë dhe të gëzojë paratë e vënë në mënyrë korruptive. Turp që nuk po lëvizin organet për këtë çështje. Këtë e presin të gjithë qytetarët shqiptarë që të dënohen të korruptuarit. Nga ana tjetër dua të shtoj se të përfundosh vetëm me heqjen nga puna siç i ka nxjerrë jashtë vetingu, për mua është shumë pak.

Është skandal që ata janë edhe pedagogë edhe avokatë, ndërkohë që kanë ngelur në veting. Kështu që duhet dhe është e domosdoshme që të nis hetimi për të ngelurit në veting. Ose duhet para ligji që të ngelurit në veting, automatikisht të shkojnë për hetim nga SPAK. Ne prandaj e kemi vlerësuar reformën në drejtësi që të luftojë korrupsionin dhe kam besim se do ta shohim këtë gjë. Koha që organet e reja të drejtësisë të luftojnë të gjitha krimet që lidhen me korrupsionin.

-Pak ditë më parë PS bëri një padi për privatizimin e Klubit Partizani. Mendoni se do kemi drejtësi?

Nëse kjo është e vërtetë siç e thua ti është skandal dhe ka ardhur koha që SPAK të vihet në lëvizje dhe të mos trembet nga Sali Berisha. Saliu deri tani me thënë të drejtën e ka trembur drejtësinë, por ka ardhur koha që ajo të mos trembet nga ai.

Berisha e ka pasur zakon të trembtë dhe shantazhonte gjyqtarët dhe prokurorët dhe duhet që drejtësia të dalë mbi këtë fenomen dhe të tregohet kurajoze dhe të hetojë këtë dosje. Por tani shpresoj që drejtësia e re nuk trembet më nga Berisha dhe dua të përfitoj nga rasti të theksoj se drejtësia duhet të merret edhe me të shkuarën e tij. Sali Berisha ka shumë gjëra për t’u trembur. Berisha ka qenë i mençur, pasi ka tentuar të evitojë përgjegjësinë personale, por edhe vendimet kolektive, kur janë qartazi akte korruptive, drejtësia duhet t’i rishikojë.

Por, nëse u referohemi gjëmave të Berishës, 21 Janari është një ngjarje shumë e fortë që e vesh Berishën me përgjegjësi. Rruga e Kombit dhe Gërdeci, po ashtu. Rruga e Kombit është një aferë, e cila akoma ka mbetur pezull, akoma nuk ka mbaruar, akoma diskutohen shumë para për të. Edhe koncesioni do të harxhojë paratë e shqiptarëve. Pse? Sepse askush nuk e merr përsipër atë rrugë, sepse nuk pati një studim për aspektin ekonomik të saj.

Menduan për të bërë tenderat dhe për të fituar, të tjerat ishin broçkulla. Edhe Gërdeci është shumë i rëndë. Ka kaluar shumë thjesht. Gërdeci lidhet edhe me çështjen Trebicka. Pra, unë këto gjëra i kam përsëritur dhe po i përsëris që nëse do të vendoset vërtet drejtësi në Shqipëri, unë them se Berisha duhet të jetë subjekt i drejtësisë së re, pra i SPAK.