1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Fillon koha e Albin Kurthit

Fillon koha e Albin Kurthit

Nga Mero Baze

Një javë para ardhjes në pushtet, historia e Vetëvendosjes është dënuar me vdekje, pasi i prish punë pushtetit të ri. Është fshirë gjithë historia e saj politike, gjithë aksionet e saj guerrile, gjithë qëndrimet dhe deklaratat antiperëndimore, gjithë axhenda e saj anti- Kosovë.

Nuk duhet të vajtoni për ato që janë fshirë, pasi kanë qenë të gjithë marrëzira. Aty ka qenë e dokumentuar se ky Albin Kurti luftoi marrëveshjen e Rambujesë nga Prishtina, si kundërshtoi ardhjen e trupave ndërkombëtare, si u përlesh me UNMIK, si kundërshtoi pavarësinë e Kosovës, si kundërshtoi EULEX apo bisedimet ndërkombëtare për Kosovën.

Të gjitha kanë qenë gjepura, për të relativizuar suksesin politik të Kosovës dhe për të ngritur profilin e tij politik.

Gjithkush që e ka sulmuar Albin Kurtin për ato që ka bërë, ka qenë në rregull. Biles dhe Vjosa Osmani e Donika Gërvalla në rregull kanë qenë që e kanë sulmuar si Hugo Chavez, pasi ashtu ka qenë. Tani nuk janë në rregull. S’di pse Vjosa u nxitua që tha “kam qenë e manipuluar”, pasi ndërkohë Albini po i fshinte vetë marrëzitë e jetës së tij. Pra Albini kishte reflektuar ndërkohë që Vjosa kërkonte ndjesë. Ajo thjesht mund të thoshte që Albini ka qenë i manipuluar e tani po sillet normal.

Tani të dielën që vjen jeni më të qetë. Mos kini frikë nga gjithë marrëzite që ka bërë Albini. Ai i fshiu ato. I harroi. Nuk i duhen më. As kauza e bashkimit kombëtar nuk i hyn më në punë. Siç ka thënë Vjosa, i takon brezave që vijnë. Glauku mund të tërhiqet dhe nga kërkesa që Ambasada të mos jetë në Jerusalem, se nuk është se e kishte seriozisht. Ja kanë kërkuar ca votues myslimanë, por pas zgjedhjeve e fshijmë dhe këtë deklaratë.

Pas kësaj, e vetmja pyetje është kush janë këta që po vijnë në pushtet?

E shkuara e tyre nuk ekziston më, se ata e mohuan vetë. Identiteti i tyre politik, është një amalgamë majtisto- enveriste, pastaj rugoviste, pastaj muslimano- erdoganiste, antisemite, e deri tek anti-amerikane.

Të gjithë së bashku kanë vënë në qendër Albin Kurtin, i cili ka aftësinë e duhur të mos ketë më turp nga asgjë që ka bërë, mjafton të marr pushtetin. Kanë dhe Vjosën, paksa të hutuar nga droja, se mos e manipulojnë përsëri.

Të dielën që vjen në pushtet, vijnë të manipuluarit, të zhgënjyerit nga kasta e vjetër e pushtetit dhe të gënjyer nga spekulantët e rinj, vijnë ata që ranë në kurthin e një lëvizje që po manipulon prej 20 vitesh njerëzit në Kosovë. Të ndjekin rrugën e tyre dhe një javë para pushtetit e të fshijnë gjurmët nga kanë ardh.

Tani mbaroi ëndrra e Albin Kurtit. Mu këtu e kishte misionin. E diela që vjen është fillimi i kohës së Albin Kurthit.