osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Fjala e panjohur e Ismail Qemalit në takimin me parinë e Vlorës: “Durrsakët s’na kuptuan, na quajtën tradhëtorë dhe prandaj e ngritëm flamurin këtu në Vlonë…”

Fjala e panjohur e Ismail Qemalit në takimin me parinë e Vlorës: “Durrsakët s’na kuptuan, na quajtën tradhëtorë dhe prandaj e ngritëm flamurin këtu në Vlonë…”

Memorie.al publikon fjalën e panjohur të Ismail Qemal Vlorës të mbajtur para parisë së qytetit të Vlorës në shkurtin e vitit 1913, ku ai midis të tjerash sqaron bashkëqytetarët e tij dhe nëpërmjet shtypit të gjithë shqiptarët, si dhe përse vendosi që të vinte në Shqipëri për të shpallur Pavarsinë.

Të gjitha shkaqet dhe arsyet se si ai u pengua që të ngrinte flamurin në qytetin e Durrësit dhe u detyrua që të vinte dhe ta ngrinte në Vlorë, formimin e kabinetit të tij, përse u detyrua që ta përfshinte Esat Pashë Toptanin në kabinetin e tij dhe kërkesat që pashai Toptanas i’a parashtroi me pika.

Ndihmën dhe përkrahjen e shteteve të ndryshme europiane, raportet me fqinjët, duke filluar nga sllavët, grekët, italianët e tj., çështjen e Kosovës që ishte dhe duhet të mbeste shqiptare, etj., e deri tek jehona që pati akti i shpalljes së Pavarsisë në shtypin dhe agjensitë e lajmeve të shteteve të ndryshme të botës!

Fjala e Ismail Qemalit në Vlorë në tetor 1913

Zotërinj! Ju lutem të më ndjeni që ju bëra të më prisni por kam për t‘ju thënë një lajm të mirë që ma solli Z. Koshull (konsull), i Austrisë, me të cilin fola gjer tani. Ky lajm do ta shpërblejë mundin që muarrtë të prisnin gjer tani. Zoti Kushull më lajmëroi se Serbët u hoqën nga të gjitha viset që kishin zënë kohët e fundit edhe këto ditë do të hiqen nga ato nja dy vise ku gjenden akoma. Kam shpresë që për së shpejti do t‘u jap edhe një lajm të mirë që Grekët u hoqën nga viset të vendosura t‘i mbesin Shqipërisë.

Kërkova të piqem me ju edhe t‘ju thom se ç‘bani e ç‘nuk bani qeverrija gjer më ditën e sotme edhe përse u banë disa vepra të cilat ndofta nuk duheshin të ishin bërë. Tani mbushet njëmbëdhjet muaj që kur se po rrojmë nën hijen e flamurit të Shqipërisë së lirë.

Sot e një mot mot, kur të huajt i shkelën të gjitha viset e Shqipërisë, po thua, pa kurrë farë kundërshtimi, neve të bijve të këtij vendi, nuk na kishte mbetur veçse një detyrë; të përpiqemi për të formuar një qeveri, e cila duke i mbajtur të liruara viset që nuk kishin rënë akoma nën pushtetin e të huajve, të përpiqemi e të ngrejmë zërin tonë për shpëtimin e viseve të tjera e për të drejtat e Kombit Shqiptar.

Ismail Qemali: Durrsakët s‘na kuptuan!

Unë pa fuqi, me një tok shokë të lidhur të gjithë me një mëndje, erdhëm këtu në Vlonë, jo si në vënt t‘imi, po si në një qendër ku mund të mbarohej puna e qëllimi për të cilin ishim duke u përpjekur. Kishim ndërmënd të banim në Durrës punën që bamë këtu; po me të vënë këmbën në atë qytet, pa kuptimi i Durrësakëvet na dha të marrim vesh se një punë e tillë nuk mund të mbarohej atje.

E, mjerisht, nuk u ndamë vetëm me kaq, po neve që u thoshim eja të përpiqemi së bashku për shpëtimin e Atdheut t‘ënë, na përgjigjeshin: “Ju jeni tradhëtorë, ju kërkoni humbjen e vatanit, prishjen e mbretërisë; ju gënjeni se Turqia nuk e humbi e nuk humbet; ushtria e Turqisë ka zënë shumë qytete të Bullgarisë dhe tani po i kthehet Serbisë”.

Qysh mundim na t‘i mbushim kokën këtyre njerëzve? Kështu u shtrënguam t‘u themi të mirë mbetshi, Zoti u dhëntë mënt, edhe u nisëm për në Vlonë. Të pasnesërmen që arritëm këtu, pa mënuar ngritëm flamurin e shenjtë të lirisë. Qëllimi dhe dëshiri i madh ishte që ta shihnim Shqipërinë të lirë me administratën e saj me kanune dhe zakone të veta. U mbështuallëm pra delegatët e ftuar nga të katër anët e Shqipënies, prokllamuam lirinë e kombit t‘ënë edhe zgjodhëm qeverinë, e cila u përpoq për t‘i mbrojtur të drejtat e Atdheut.

Më zgjodhën kryetar të kësaj qeverrije pa asnjë za kundërshtuar duke ma dhanë të drejtën, sipas rregullit, që të zgjedh edhe anëtarët e qeverisë. Unë nuk e politosa këtë të drejtë t‘ime duke dëshiruar që që qeverritarët, të gjithë të zgjidhen prej të dërguarëve të popullit. M‘a mbushi kongresi këtë dëshirë dhe zgjodhi edhe anëtar të tjerë të besës që të punojmë së bashku me mua. Mundet se q‘atëhere e gjer më sot qeveria nuk i bani disa gjera që duheshin bërë, apo bani ligsht disa të tjera; po të jeni të siguruar se punoi ashtu duke mos mundur të sillej ndryshe.

Një punë me vleftë të madhe s‘munt t‘i mohohet qeverrisë s‘onë, të mbajturit lart e flamurit të lirisë. Asht kjo një punë me randësi? Po s‘ka dyshim! Veç kësaj duhet të vini re përpjekjet që bani qeverrija për të mos lanë të vobektin të vuajë. Kur Evropa ish duke vendosur fatin t‘ënë, na rronim në këtë qytet të mbyllur, pa pasur asnjë marrëdhanije me botën e jashtme dhe pa ditur se qysh do t‘i vente filli çështjes s‘onë. Kuptohet lehtas, pra, se interesi i math që për ne që të dilnim përjashta e të përpiqeshim për të drejtat t‘ona që ishin në rrezik. Gjetëm mënyrën për të dalur, dualëm dhe pik së pari u përpoqëm për hapjen e bllokut, që qarkonte Vlonën e që aq shtërngime i kishte sjellur njerzis së këtyre viseve, sa që me gjith masat e qeverisë, njerëzia druante fort ditën e nesërme. Përjashta e kuptuam qysh edhe kush ishte përpjekur për të mirën e këtij vendi.