osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Flet mjeku që trajtoi i pari 60-vjeçarin që u hodh nga kati i dytë: Ishte i vetmuar, pa familje pa fëmijë

Flet mjeku që trajtoi i pari 60-vjeçarin që u hodh nga kati i dytë: Ishte i vetmuar, pa familje pa fëmijë

Një 60-vjeçar Rrësheni u hodh sot nga kati i dytë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, duke gjet vdekjen në vend.

Mjeku i urgjencës së spitalit rajonal në Laç, Agron Lala është shprehur se pacienti, ditën e shtunë pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, është nisur drejt spitalit Covid 2 për ndihmë më të specializuar.

Sipas tij 60 vjeçari, L. Skabona ishte një person që kurohej në spitalin e Shkodrës për probleme të shëndetit mendor.

Ndër të tjera mjeku thekson se kërkesa e tij e vetme ishte që të ndihmohej nga ata pasi nuk kishte askënd.

“Leonard Skabona ka ardhur në spital, na ka njoftuar 127 për një të sëmurë që është me Covid, e kena marrë te shtëpia dhe e kemi sjellë në urgjencë.

Ka rezultuar me Covid, me oksigjenim 70, i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe është dërguar në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.

Ka qenë i sëmurë edhe më përpara me çrregullime të shëndetit mendor, për sëmundjen trajtohej në spitalin e Shkodrës, për një periudhë disa vjeçare. Është njeri i vetmuar, pa familje pa fëmijë.

Kur kemi marrë anamnezën fillestare, më ka thënë që është i vetmuar dhe i paushqyer dhe të lutem më shtro në spital. Kjo ishte dhe një kërkesë e tij”, është shprehur mjeku Lala.