osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Flet shoku i ngushtë i 18 vjeçarit nga Elbasani që humbi jetën nga Covid: Kishte merak të madh nënën dhe babanë!

Flet shoku i ngushtë i 18 vjeçarit nga Elbasani që humbi jetën nga Covid: Kishte merak të madh nënën dhe babanë!

Fatkeqësisht COVID-19 i mori jetën dje një 18-vjeçari nga qyteti i Elbasanit, i cili prej 4 ditësh ishte në intubim.

Virusi kishte prekur totalisht mushkëritë e Qamil Seitit, ndërkohë edhe babai i tij fatkeqësisht ndërroi jetë pas një lufte të gjatë me virusin.

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ka qenë i ftuar miku i tij, Xhuliano Mata. Gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë, ai tha se nuk ka fjalë për këtë humbje dhe se ndihet i shokuar.

“Isha në shkollë, kur në 5-minutësh na erdhi një lajm i pakonfirmuar. Ne mendonim se nuk ishte i vërtetë. Ishte mesazh se Qamili ka ndërruar jetë. Nuk na binte në mendje që një djalë 18-vjeçar të ndërronte jetë”, tha ai.

Xhuliano u shpreh se e njeh që të vogël Qamilin dhe se ka qenë njeri shumë pozitiv dhe kishte shumë dëshira.

“Para 10-ditësh kemi folur me të, e kemi folur për të ardhmen tonë. Ai kishte pasion kuzhinën. Madje punonte kur kishte kohë të lirë. E donte të ardhmen. Të arrij një gjë të mirë nga vetja. Donte ta bënte familjen e tij krenar”, tha Mata.

Sipas tij, shoku i ndjerë nuk kishte asnjë sëmundje tjetër, prandaj u duket si ëndërr vdekja e tij.

“Kur flisnim për virusin, ai kishte merak vetëm nënën e babanë, nuk e mendonte se do të shkonin gjërat kështu. Ka patur një vëlla dhe motër më të madh, që janë në gjendje të mirë shëndetësore”, përfundoi Mata.