1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

FOTO/ Vuçiç i kërcënoi me luftë, tanket serbe parakalojnë pak kilometra larg kufirit me Kosovën

FOTO/ Vuçiç i kërcënoi me luftë, tanket serbe parakalojnë pak kilometra larg kufirit me Kosovën

Ditën e sotme Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë dhe për këtë nuk kanë munguar ceremonitë dhe organizimet e ndryshme, edhe pse të kufizuara për shkak të situatës së pandemisë Covid.

Por një lajm vjen nga Serbia, ku presidenti Aleksandër Vuçiç ka vendosur që sot të afrojë disa tanke rusë në zonën e Nishit, shumë pranë kufirit me Kosovën.

Dhe e gjitha kjo pikërisht në një ditë të shënuar për popullin shqiptar.Tanket janë të modelit T-72 dhe sapo janë marrë nga Rusia.

Megjithatë Vuçiç u shpreh se “tanket që u morën nga Rusia janë një ndryshim i rëndësishëm për Ushtrinë”. Vuçiç tha bëhet fjalë për 11 tanke, për të cilat shtoi se kanë mbrojtje shumë më të fortë balistike, si dhe kontroll ose ecje më të mirë.

Ai shtoi se Serbia gjithashtu mori 10 automjete të blinduara BRDM2 gjithashtu nga Rusia, ndërsa theksoi se armatosja e Serbisë, është për të forcuar pozicionin e neutralitetit ushtarak të vendit.

Në prezantimin e tyre morën pjesë gjithashtu Ministri i Mbrojtjes Nebojsa Stefanoviç, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Milan Mojsilovic dhe Ambasadori i Rusisë, Aleksandar Bocan-Kharchenko. Në fjalën e tij pas prezantimit, Vuçiç i përshëndeti të gjithë dhe i falënderoi ata.