1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Gjashtë produktet teknologjike moderne të cilat kanë “shpërthyer” mendjet e njerëzve

Gjashtë produktet teknologjike moderne të cilat kanë “shpërthyer” mendjet e njerëzve

Njerëzimi ka qene vazhdimisht ne pritje te produkteve te reja të teknologjisë, pasi ato kane qene dhe produktet te cilat kane bere “zhurmën” me te madhe, duke habitur një bote te tere

produkteDalja ne treg e disa prej produkteve te teknologjisë ka “tërbuar” median, tronditur botën dhe ndryshuar mënyrën e ndërveprimit te njerëzve me njëri-tjetrin, dëgjimin e muzikës dhe informimin mbi pothuajse çdo gjë. Këtu janë gjashtë produktet që kane “shpërthyer” mendjet e njerëzve:
produkte-1

Windows 95

“Windows” mund të duket si një “mendim-i dyte” tani, me versione të reja qe konkurrojnë në sfondin e miliona “PC”, por kur “Windows 95” doli, ajo ndryshoi plotësisht mënyrën se si konsumatorët përdornin kompjuterët dhe si kompjuterët komunikonin me njëri-tjetrin. Zhvillimi më i rëndësishëm ishte “Graphic User Interface”, si dhe një dizajn i vërtetë 32-bit. Përveç zhvillimeve “GUI”, “Windows 95” futi funksione të shumta dhe karakteristika të tilla si “taskbar”, butonin “Start”, dhe mënyrën se si përdoruesi lundronte.
produkte-2

Apple iPod
“iPod” dhe “iTunes”: Para “iPod”, ishte “MP3”. “Mp3” ishte vërtet mire, por ajo që e bëri me të vërtetë “iPod”-in unik ishte “iTunes”, e cila transformoi mënyrën e blerjes dhe dëgjimit te muzikës. “IPod” i parë, i cili doli ne treg ne 23 tetor 2001, kishte një kapacitet prej 5GB dhe çmimi ishte 399 $, si dhe mund te ngarkoje 1.000 këngë. Ishte shume i thjeshtë, dhe aftësia e tij për të lejuar përdoruesit të mbanin gjithë liste e tyre muzikore në xhepin e tyre, e bëri atë “lojtar” dominues në industri pothuajse menjëherë. “iPod” dhe “iTunes” thyen hapur industrinë e kontrolluar te muzikës dhe shkuan kokë-me-kokë me piraterinë “online”. Nga 2010, “iTunes” ishte shitësi më i madh i muzikës në planet dhe sot ka mbi 435.000.000 përdoruesit në 119 vende. “iPod” ka shitur mbi 350 milion njësi deri më sot.
produkte-3

Apple iPhone

Zhvillimet e para të mëdha te “smartphone” erdhën nga “Nokia”, me modelin e tyre “Communicator 9000”, dhe më vonë “Palm”. Por “iPhone”, me thjeshtësinë e tij dhe ekranin “multi-touch”, ndryshoi rrënjësisht industrinë e celulareve. “iPhone OS” ishte revolucionar, grafiket ne nje tjeter nivel si dhe, në gjendje per te trajtuar detyra të fuqishme njëkohësisht. Ndryshe nga “Blackberry”, “Windows Mobile” dhe “Symbian”, “iPhone OS” fokusohej në aplikimet dhe zhvillimet, duke lejuar zhvillimin e “App Store Apple”. Më 29 qershor 2007, ditën qe “iPhone” goditi tregun, konsumatorët u vunë ne radhë me orë te tera para se dyqani te hapej, për të blerë pajisjen.
produkte-4

Sony PlayStation 2

Grafikat e avancuara te “Sony PlayStation 2” si dhe lojërat superiore e vendosen atë ne majën me te larte, duke e bërë video-lojën me te shitur te të gjitha kohërave. Ajo doli ne treg me 4 mars 2000, në Japoni dhe me pas ne Amerikën e Veriut dhe me vone ne Evropë në të njëjtin vit. “Sony” konkurroi me “Sega Dreamcast”, “Microsoft Xbox” dhe “Nintendo GameCube”. Por modeli i tij përdori “DVD” për të ruajtur të dhënat, duke e lejuar atë të ruante gati tetë herë me shume te dhëna nga “CD-ROM” që përdorej ne versionet e saj të mëparshëm. “Sony” më vonë e përmirësoi modelin e tij me disa ndryshime te vogla, dhe pastaj në 2006-en prezantoi pasardhësin, “PlayStation 3”, dhe ne 2013-en lëshoi ne treg “PlayStation 4”.
produkte-5

Apple iPad

“Apple” filloi të merrte porosi me paradhënie për gjeneratën e pare “iPad” nga konsumatorët amerikanë me 12 mars 2010 dhe versioni “Wi-Fi” doli në shitje në Shtetet e Bashkuara me 3 prill, 2010. Ishte më se e qartë që konsumatorët kërkonin diçka më të lehte dhe praktike se një “laptop” kur “Apple” njoftoi se ai kishte shitur më shumë “iPad” se “Macs” në tremujorin e tretë të vitit 2010. Edhe pse kompjuterët tabletë kishte qenë tashmë në treg, duke përfshirë disa nga “HP” dhe “Asus”, “iPad” ofroi të njëjtin sistem operativ dhe dizajn të thjeshtë që i kishte tërhequr përdoruesit e pajisjeve të tjera të tij, duke e bërë atë automatikisht blerjen e radhës për përdoruesit e “Apple”.
produkte-6

Amazon Kindle

“Amazon Kindle” i bëri librave atë çfarë “iPod” dhe “iTunes” i bën muzikës. Skeptikët thane se askush nuk do të lexoje një libër mbi një tabletë, por “Kindle” provoi se ata gaboheshin. “Amazon” ishte e përkryer për “e-readers” (lexuesit e internetit), siç ishte dhe librashitësi më i madh “online” në botë. Kur “Amazon” nxori ne treg gjeneratën e pare te “Kindle” me 19 nëntor 2007, për 399 $, ajo shiti çdo kopje te saj për pese ore e gjysme. Në tre muajt e fundit të 2010-es, “Amazon” njoftoi se në Shtetet e Bashkuara, shitjet e tyre “e-book” (libra ne internet) i kishin tejkaluar shitjet e librave te zakonshëm me kapak kartoni dhe faqe prej letre.