1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Gold Arena”, eventi unik në Parkun Olimpik “Kompleksi Dinamo” që do alternojë boksin me muzikën dhe humorin

“Gold Arena”, eventi unik në Parkun Olimpik “Kompleksi Dinamo” që do alternojë boksin me muzikën dhe humorin

Në Tiranë në datën 8 Shkurt 2018, në orën 19:00, në Parkun Olimpik “Kompleksi Dinamo” do të zhvillohet një event i veçantë me sfida sportive dhe spektaklit me performancën e këngëtarëve më në zë të momentit, aktorëve, humoristëve dhe figurave të mirënjohura të sportit dhe artit.

Gold Arena është një event unik në Shqipëri, i pari i llojit të tij, që organizohet me anë të një kombinimi që shkrin marketingun me sportin. Nën mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Digitalb, ky aktivitet ka si synim  promovimin, me anë të modeleve të suksesit, i sportistëve, disiplinave të ndryshme, si dhe edukimi i brezave të rinj duke i orientuar drejt aktiviteteve të kësaj natyre, për të zhvilluar një jetë më të shëndetshme dhe aktive.

“Gold Arena” do të shfaqet në datën 8 Shkurt 2018, në orën 19:00, në Parkun Olimpik “Kompleksi Dinamo”. Boksi, si disiplina e parë e përzgjedhur për të na dhuruar adrenalinë, do të ngrejë siparin për një sërë eventesh që shoqata “Promosport” do të sjellë për publikun.

Nëntë janë përballjet që kjo mbrëmje do të shfaqë, të ndara si më poshtë, në bazë të peshave dhe kategorive të ndryshme:

7 sfida meshkujsh

1 sfidë fëmijësh

1 sfidë femrash

Pjesëmarrës në event do jenë kampionë nga Shqipëria dhe Evropa. Eventi do të kulmojë me sfidën e boksit profesionist ndërmjet kampionit shqiptar Jetmir Kuçi dhe atij grek Konstandinos Kavvadias. Pjesëmarrja e boksierëve më të mirë të Shqipërisë, të cilët do të përballen me sportistët më të mirë të rajonit është një garanci për suksesin e aktivitetit, i cili do të mbetet gjatë në kujtesën e spektatorëve. Një natë e mbushur me emocion dhe spektakël: “Gold Arena” është ndërthurrja perfekte e boksit me artin, adrenalinës dhe argëtimit, sfidës dhe pasionit.

Salsano Rrapi & Alba Çobaj janë dy personazhet e njohur të botës së ekranit që do të prezantojnë “Gold Arenën”.

Rreth 180 minuta boks dhe argëtim ka parashikuar “Gold Arena” për datën 8 shkurt. Gjatë mbrëmjes do të ndërthuren elementë të ndryshëm si muzika dhe humori. Ndërmjet sfidave, këngëtarët Aleksandër dhe Renis Gjoka do të per formojnë përpara sportdashësve.

Gjithashtu Bes Kallaku & Erion Isai janë personazhet e përzgjedhur për të argëtuar publikun me humorin e tyre.

Gjithçka është menduar deri në detajet më të vogla nga “PromoSport” dhe Federata Shqiptare e Boksit, të cilët janë kujdesur që këtij eventi mos t’i mungojë asnjë element që karakterizon një

“shoë” të vërtetë. 4 janë eventet e këtyre përmasave që ka planifikuar shoqata “Promosport” për

2018-ën. “Gold Arena, Boxing Night” është veç e para që i jep startin një maratone promovimesh të displinave të ndryshme sportive në Shqipëri. Me ndihmën e organizatorëve do të kujdesen për sigurinë e të gjithë pjesmarrësve, të ftuarve dhe sponsorave nëpërmjet personave të specializuar që do të mbikqyrin gjatë gjithë eventit.

Duke patur parasysh përmasat e kësaj mbrëmjeje nuk mund të mungojnë pijet dhe ushqimet, që do të shërbehen në formë kateringu.

Për secilin nga fituesit e 9 përballjeve të boksit, “Promo Sport” ka përgatitur çmime, të cilat do të shpërndahen në fund të eventit.