osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Heqja e kufizimeve/ KE përcakton kushtet për të udhëtuar lirshëm drejt vendeve të shengenit dhe jashtë tij

Heqja e kufizimeve/ KE përcakton kushtet për të udhëtuar lirshëm drejt vendeve të shengenit dhe jashtë tij

Këshilli i Bashkimit Evropian u kërkon heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë dhe për 19 vende të tjera, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta vijuese:

Shqipëria

Australi

Izraelit

Japonia

Liban

Zelanda e Re

Republika e Maqedonisë së Veriut

Ruanda

Serbia

Singapori

Korea e jugut

Tajlandë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit

Kufizimet e udhëtimit duhet gjithashtu të hiqen gradualisht për rajonet e veçanta administrative si Hong Kongu dhe Makao.

Kushti i reciprocitetit për këto rajone të veçanta administrative është hequr.Edhe për Tajvanin është paraqitur e njëjta politikë.

Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit u azhurnuan më 20 maj 2021 dhe ato kanë të bëjnë me situatën epidemiologjike dhe luftën kundër e COVID-19, besueshmërinë e burimeve të informacionit dhe të dhënave në dispozicion.

Personat që udhëtojnë nga Shqipëria apo çdo vend për të cilin është rekomanduar heqja e kufizimeve duhet që të jetë i vaksinuar me një vaksinat e njohura nga EMA, duhet të ketë një test negativ të COVID-19 apo të ketë një test anti-gjen.

Më 30 qershor 2020 Këshilli miratoi një rekomandim për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme për udhëtimet jo-thelbësore në BE.

Ky rekomandim përfshinte një listë fillestare të vendeve për të cilat vendet anëtare duhet të fillonin heqjen e kufizimeve..

Rekomandimi i Këshillit nuk është një instrument ligjërisht i detyrueshëm. Autoritetet e vendeve anëtare mbeten përgjegjëse për zbatimin e rekomandimit.

Ato në transparencë të plotë mund të heqin vetëm kufizime progresive të udhëtimit drejt vendeve të listuara.