osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Hetimi ndaj të ngelurve në veting: Ja disa nga veprat penale që kanë kryer ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët!

Hetimi ndaj të ngelurve në veting: Ja disa nga veprat penale që kanë kryer ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët!

Nga një verifikim që ka bërë gazeta tek të gjitha vendimet e shkarkimit të dhëna nga KPK, rezulton se pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kryer deklarim të rremë, fshehje pasurie, falsifikim të formularit, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim me kreditë.

Mes emrave ka dhe të tjerë që kanë kryer evazion fiskal. Sipas parashikimeve në Kodin Penal, mosdeklarimi i pasurisë apo deklarimi i rremë dënohet deri në 3 vite burg. Falsifikimi i formularit dënohet deri në 4 vite burg, ndërsa falsifikimi i dokumentit dënohet deri në 3 vite burg.

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar që i kanë kryer të gjitha këto vepra penale rrezikojnë deri në 17 vite burgim sapo të nisin hetimet nga SPAK. Por përveç dënimit me burg, ata rrezikojnë po ashtu që t’iu sekuestrohen pasuritë, duke hyrë në lojë këtu ligji anti-mafia. SPAK ka nisur hetimet për 23 emra, që vijnë nga radhët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, ndërsa për shkallët e tjera hetimet duhet të nisin nga prokuroritë rretheve. Megjithatë presioni ndërkombëtar është në rritje.

Më herët, ishte kryeministri Edi Rama, i cili duke folur gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli zbuloi se shumë shpejt SPAK do të nisë hetimet për të ngelurit në veting. “Puna jonë vijon sikur të ishin hapur negociatat sepse na e kërkon domosdoshmëria për ta kthyer vendin në shtet me standardet e BE-së. Qoftë vetingu qoftë kjo janë dardha që e ka bishtin mbrapa, nuk mbaron me kaq. SPAK-u do të thërrasë ata që janë përjashtuar se nuk justifikojnë pasurinë”, deklaroi Rama.

Një vit më parë ministrat e Jashtëm të BE hapën negociatat me Shqipërinë, por duke lënë disa detyra shtëpie, ndër to kërkohej: Lufta ndaj korrupsionit, funksionimi i SPAK, BKH, Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, si dhe hetimi i të ngelurve në veting. Shumë shpejt BE dhe qeveria shqiptare do të mbajnë një mbledhje të përbashkët ku do të analizohet përmbushja kushteve dhe hetimi i të ngelurve në veting është kyç për ecurinë e vendit drejt Bashkimit Europian.