1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Historia e rrallë e djalit të tregtarit të famshëm korçar dhe gjyshes së Blendi Fevziut! Gazetari e “fshiu” nga dokumentari për Rakon

Historia e rrallë e djalit të tregtarit të famshëm korçar dhe gjyshes së Blendi Fevziut! Gazetari e “fshiu” nga dokumentari për Rakon

96-vjeçarja Aliqi Noçka Qirjako, vajza e tregtarit të famshëm korçar Rako Qirjako tregon historinë e familjes së saj. Jeta mes luksit ne vitet ‘20-‘30, rrënimi që pësuan pas viteve ’45 dhe çfarë ndodhi me vëllain e saj të vogël Stavrin. Si u arratis me një grua të martuar nga Tirana, gjyshja e një personazhi të njohur në media.

Nga Entela Resuli

Në qytetin e Korçës, ekziston një vilë, e restauruar së fundi, e njohur si shtëpia e tregtarit të njohur korçar, Irakli (Rako) Qirjako. Një ndërtesë e rrallë jo vetëm për kohën kur u ndërtua, në vitet ’20, por edhe sot, me mure të pikturuara nga mjeshtri korçar i asaj kohe Sotir Zografi.

Pas vitit 1945 ajo shtëpi nuk u banua më nga familja tregtare.

DITA takoi këto ditë vajzën e tregtarit Rako Qirjako, e cila është rritur në atë shtëpi. Aliqi Noçka Qirjako, është sot 96 vjeç. Më një kujtesë të rrallë ajo na tregon historinë e familjes së saj. Histori që nuk ka qenë e gjitha e pikturuar dhe as e mbushur me para.

Rako Qirjako ishte një nga tregtarët më të suksesshëm në Shqipëri në vitet ’30. Ai shquhej për aftësitë e tij të rralla në këtë fushë. I martuar me Efrocinin ata lindën 4 fëmijë, dy vajza dhe dy djem.

Personazhi ynë, Aliqi ishte vajza e dytë e çiftit Qirjako. Ajo u martua me Telemak Noçkën, një mjek dhe farmacist i njohur. Sot jeton me kujtime, dashuri dhe dhimbjen që i kanë lënë pas vitet e shkuara, por edhe krenare për origjinën dhe familjen e saj.

Ajo na tregon edhe historinë e vëllait të saj Stavri, i cili u dashurua me një grua të martuar në Tiranë dhe u arratis me të në Amerikë. Ajo nuk e pa më kurrë të vëllanë qysh prej asaj kohe. Gruaja që la familjen dhe u arratis bashkë me të birin e Rakos në Amerikë është gjyshja nga nëna e gazetarit Blendi Fevziu.

Z.Fevziu, i dëshmuar edhe më parë nuhatës i mirë i pronave dhe parave, këto ditë ka transmetuar një dokumentar për tregtarin e kamur Rako. Por për çudi ka lënë jashtë këtij dokumentari Aliqin, të vetmen që është ende gjallë nga fëmijët e Rakos.

A nuk do ishte më e ndershme të dilte dhe të fliste ish-pronarja e rritur në atë shtëpi? Përse u mënjanua? Çfarë fsheh gazetari i njohur që nuk e përmend Aliqin dhe pse nuk tentoi ta intervistojë atë?

Arsyeja me gjasa ka të bëjë me këtë që rrëfen e moshuara në këtë intervistë dhënë për gazetaren Entela Resuli, botuar sot në DITA.

Zonja Aliqi, ju kujtohet fëmijëria dhe jeta në Korçë?

Po. Në Korçë, u lindëm dhe u rritëm. Jeta jonë ka qenë shumë e mirë, jetë familjare.

-Ju ishit ndër familjet tregtare më të mëdha në Korçë, apo jo?

Shumë e vërtetë, jo vetëm në Korçë, por në të gjithë Shqipërinë. Babai im, punës i rrinte mbi kokë. Çohej çdo ditë në orën 3 të mëngjesit dhe shkonte në dyqan. Dyqani i Rakos, po të shkosh në Korçë është edhe sot e kësaj dite. Shiste nga të gjitha. Ishte pak a shumë si mapo dhe aty gjeje gjithçka.

–Për sa vite e ka patur këtë aktivitet?

Po nja 40 vite, besoj. Kur ka filluar atë punë ka qenë shumë i ri. Kur erdhi në Korçë ishte 6-7 vjeç.

-Kur e ka patur kulmin e aktivitetit babai juaj dhe pse ishte kaq i famshëm?

Pas viteve ’25. Ishte i famshëm dhe i zoti sepse atëherë nuk kishte asnjë tjetër që bënte punën e tij. Aty çfarë nuk kishte, nga gjilpëra për të qepur, deri te rrota.

-Ku i merrte këto mallra?

Në Selanik, atje kishte një zyrë dhe një sekretar të shkëlqyer që i bënte porositë dhe i dërgonte mallin.

-Si ishte jeta juaj në atë periudhë?

Shumë e mirë. Kishim në shtëpi një zonjë që na gatuante dhe na ndihmonte me punët e shtëpisë. Kemi patur një fëmijëri të mirë. Të lumtur, në një shtëpi të madhe ku vinin dhe na vizitonin shumë njerëz.

Në Korçë kam bërë shkollën 5-vjeçare dhe më pas babai më çoi në Firence të Italisë për vazhduar kolegjin. Isha 12-13 vjeçe kur kam shkuar në Firence me hidroplan së bashku me babain. Në Firence qëndrova për 3 vite ku përfundova kolegjin dhe kaq shkollë kam bërë, jo më tepër.

–Ndërkohë babai juaj vazhdonte aktivitetin e tij tregtar?

Po, po, deri sa erdhi komunizmi dhe vendosi taksa jashtëzakonisht të larta. Me taksat, ai regjimi i uli kokën gjithë pasanikëve të Shqipërisë. Nga nevoja shiti gjerat më me vlerë që kishte në dyqan, deri sa falimentoi.

–Në këtë periudhë ju ishit martuar?

Joo, jam martuar shumë vonë, nuk mbaj mend vitin por kam qenë 32-apo 33 vjeçe. E madhe në moshë për atë kohë. U fejova dhe martova me doktorin farmacist, Telemak Noçka.

Ishte një fejesë më mblesëri, por ne u pëlqyem që në momentin që u pamë. Telemaku ishte një burrë i pashëm, i sinqertë. Po edhe unë isha e pëlqyeshme. Isha 32 vjeç, ndërsa ai duhet të ketë qenë tek të 40-at.

-Banesa juaj në Korçë binte në sy në atë kohë apo jo?

Ne kishim një shtëpi që kishte qenë e vjetër, por që u rikonstruktua, meremetua dhe më pas u pikturua në mure e tavane nga mjeshtri Sotir Zografi. Ishte një shtëpi tre katëshe me 14 dhoma.

Sallonet ishin shumë të bukura, sallat e bukës po gjithashtu. Aty ishte një tavolinë me 12 karrige, një divan në një anë dhe divan tjetër në anën tjetër. Ishte një shtëpi e bukur dhe e bollshme. Binte shumë në sy për shkak të ngjyrave me të cilat ishte pikturuar në brendësi.

-Ndiheshit ndryshe si familje në atë kohë, për shkak të kushteve?

Isha e re dhe nuk ndihesha ndryshe. Atëherë kush e kush dilte dhe fodullepsej, mbase për disa ishim edhe ne nga ata të fodullepsurit por nuk kemi qenë, pasi mamaja ime ishte shumë e bukur dhe shumë e thjeshtë.

-Deri në cilin vit keni jetuar në atë banesë?

Më duket deri në ‘48-ën dhe me pas kemi lëvizur lartë e poshtë.

-Pse, çfarë ndodhi, e internuan familjen tuaj?

Jo, po babai ka bërë 14 vite burg. U dënua për taksat që nuk i pagoi. Babai ishte shumë i zoti. Kur doli nga burgu tha: me jepni një tabaka dhe unë bëhem sërish milioner. Shkoi në Kavajë dhe atje bëri diçka që u habitën të gjithë. Dy djem i dërgonte në Gjirokastër dhe dy në Shkodër, bënin karamele dhe i shiste.

-Po me motrën dhe vëllezërit tuaj çfarë ndodhi?

Panë jetën e tyre por ajo që më ka mbetur peng është ajo çka ka ndodhur me një nga vëllezërit e mi, me Stavrin i cili ishte më i vogli. Ai u ngatërrua një grua të martuar, që la burrin e saj dhe vajzën dhe mori vëllain tonë. Ne u bëmë vrer. Erdhën nga soji i gruas së tij dhe na thanë: aman, mblidheni atë djalë të na lërë Irisin.

Atëherë Tirana ziente për faktin se djali i pasanikut të Korçës u martua me një grua të martuar. Ajo ishte edhe më e madhe se Stavri dhe kishte një vajzë 6 vjeçe. Siç ju thashë, la burrin e saj dhe mori Stavrin tonë. Nuk na erdhi asnjëherë në shtëpi, vetëm qëlloi dhe erdhi në një darkë dhe aty këndoi një këngë. Kishte zë të bukur dhe këndonte mirë. Dhe kaq e njohëm ne atë.

U pagëzua në Athinë dhe shkuan në Amerikë. Se si shkuan nuk e di. Patëm frikë atëherë se mund të na internonin, por jo, ne nuk na tha njeri gjysmë fjale.

-Si ka mundësi?

Disa na thanë se kanë shkuar për spiunazh, në favor të Shqipërisë, ndaj nuk ju ngacmojnë, mbase edhe ndonjë gjë të tillë kanë bërë, por unë nuk e di.

-Për sa kohë qëndruan në Amerikë?

Shumë. Shkuan në New York dhe atje hapën një mëngjesore. Vajzat e xhaxhait më tregonin se ishte një ambient shumë i mirë. Ajo ishte pronë e blerë me një sasi parash që Stavri i mori me vete. Kjo grua, Lisi quhej shkurt, ishte gjyshja nga nëna e këtij gazetarit, Bledi Fevziu.

Pas disa kohësh, i tha Stavrit që do të ndahemi. U shit lokali dhe kjo u zhduk bashkë me paratë, i mori me vete. Ne na informuan vajzat e xhaxhait që ishin në Amerikë. Ato na treguan. Stavrin e la keq e më keq. Grua e ligë. E bëri këtë ndyrësi me paratë e vëllait, u tregua kaq e ulët. Dhe kjo ishte historia e Stavrit.

– Stavri u kthye në Shqipëri?

Nuk e pa më Shqipërinë me sy. Ajo arrogantja, hajdutja, nuk u bë më merak as për Stavrin as për njeri. Stavri u mbyll, nuk na shkruajti më as neve, vdiq në vetmi.

Pak pas marrjes së kësaj interviste dhe njoftimit për shpërndarjen e saj online, dokumentari mbi Rakon dhe aristokracinë korçare të viteve 30, nuk shfaqet më online. Ai është fshirë dhe nuk është më i disponueshëm në faqen e TV Klan në Facebook: