1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ilir Meta ka filluar të mbrojë vjedhjet, në emër të patriotizmit

Ilir Meta ka filluar të mbrojë vjedhjet, në emër të patriotizmit

Nga Mero Baze

Ilir Meta ka nisur të mbrohet nga akuzat për shitje të shtetësisë me stilin e Sali Berishës. Sali Berisha e ka zakon që kur ti i ngre një akuzë konkrete, ai vetëshpik një akuzë tjetër, dhe pastaj përgënjeshtron akuzën që ka shpikur vetë.

Tani përshembull Ilir Meta po gjen arsye patriotike për shkeljen flagrante të ligjit të shtetësisë. Në fillim gjeti si arsye terrorizmin.

Kur publikuam skandalin e dhënies së shtetësisë së një futbollisti afrikan jashtë çdo rregulli për klubin e Tiranës, na akuzoi se sulmonim klubin e Tiranës meqë ishim komunistë (mendo pak Metën anti-komunist). Tentoi të fusë në këtë histori dhe tifozët e Tiranës dhe drejtuesit halleshumë të klubit, por ata u penduan shpejt.

Tani që shtypi i ka publikuar një listë me 382 emra që u është dhënë shtetësia me procedurë të jashtëzakonshme si “kontribues të mëdhenj për shtetin shqiptar”, po përpiqet të gjejë një alibi të re.

Meqë nga 382 persona, vetëm 3 deri në 4 mund të justifikojnë marrjen e shtetësisë me procedurë të veçantë, pasi të tjerët janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, që nuk i njohin as në katundet e tyre, Ilir Meta po e justifikon këtë shkelje të ligjit, duke i konsideruar ata që kanë marrë shtetësinë, si “familjarë të pjesëtarëve të UÇK” dhe sipas tij, ne që po ua përflasim shtetësinë, po denigrojmë UÇK.

Në fakt, ata më të njohurit e asaj liste janë familje të njohura të Kosovës, që kanë bashkëpunuar me serbët, madje dhe familjen e Milosheviçit. Dhe Meta i njeh mire, se i ka pas marrë nga pas në Beograd, si sekserë.

Po këtë stil, ka aplikuar edhe në polemikat me Edi Ramën. Ky i fundit e akuzon se takon skutave njerëz të OFL, kurse Meta ankohet publikisht se Rama thotë që ka folur me Ylli Ndroqin kur i ka shkuar OFL.

Në fakt këtë nuk ja ka thënë Rama. Ne kemi shkruar se nëse dëgjon përgjimet e Ilir Metës me Ylli Ndroqin, bindesh që Ilir Meta është pronari real i medies së tij, pasi i dikton kë të marrë në emision, sa lekë t’i marrë etj.

Por nuk ka thënë njeri që kjo ka ndodhur kur Ndroqit i ka shkuar OFL. Këtë shpikjen e dytë Meta e bën që gjoja të përgënjeshtrojë atë që nuk e përgënjeshtron dot.

Tani të njëjtën gjë bën dhe me këtë trafikun e shtetësive për të cilat ka shitur vulën e shtetit që i kemi besuar.

Meqë nuk ja doli dot të na fusë në sherr me tifozët e Tiranës, përveç Çim Pekës, që është tifozi më i shquar si “tirons” i vjetër, tani ka shpresa ta mbrojnë nga abuzimi i tij “familjarët” e UÇK, për të cilët, sipas tij, ka dhënë shtetësi.

E para, ne nuk kemi ndonjë ligj që familjarëve të UÇK-së t’u jepet shtetësi shqiptare pa procedurë. Nëse duhet, mund ta bëjmë, por se kemi bërë akoma. Aq më tepër që as në Kosovë nuk është me e qartë se kush është veteran i UÇK-së, pasi kanë dalë 60 mijë, nga 22 mijë që kanë qënë, dhe nëse fusim nga 8 familjarë për familje, aq sa ka dhënë Meta shtetësi, Kosova nuk ka më nevojë për liberalizim vizash, se marrin pasaporta të Shqipërisë.

Por e vërteta e hidhur aty në atë listë nuk është ndonjë familjar që ka mbiemër dëshmori, por shumë familjarë që i njoh shumë mirë dhe janë nga ato familje, që janë miq me Karicët e Serbisë, që e kanë shoqëruar Ilir Metën në Beograd, kur e kishte me zell miqësinë mes dy vendeve. Të tjerët janë fëmijë politikanësh dhe fise që i njeh Ramushi, meqë është mik me Ilir Metën.

Nuk them se Ilir Meta ka marrë para për të gjitha, por ka shkelur ligjin për të gjitha rastet. Dhe për këtë duhet të përgjigjet.

Tani këtë përpjekjen për të na futur “në gjak” me ata që kanë marrë pasaporta jashtë ligjit, të na e lërë ne, se jemi gati ta përballojmë. Se në fund të fundit ata hallexhinj janë dhe kanë paguar për hallin.

Ilir Meta të përballet me ligjin që ka shkelur dhe të paguajë për atë që ka bërë. Dhe të mos nxitojë të nxjerrë BibiBlushin sa herë kapet duke vjedhur, se duket sikur ngutet qe po e bën në brekë nga frika.