1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ka thyer ligjin 23 milionë herë, Banka gjobitet me rreth 1 miliardë $ për pastrim parash

Ka thyer ligjin 23 milionë herë, Banka gjobitet me rreth 1 miliardë $ për pastrim parash

Westpac, një prej bankave më të mëdha të Australisë, ka rënë dakord që të paguajë një gjobë prej rreth 1 miliardë dollarësh pasi akuzohet se ka lejuar sistematikisht që përmes saj të pastrohen para që buronin nga aktivitete të paligjshme.

Shuma rekord, 1,3 miliardë dollarë australianë (920 milionë dollarë amerikanë) u shpall të enjten nga AUSTRAC, një rregullator në Australi që lufton krimet financiare.

Si pjesë e marrëveshjes, Westpac pranoi se ka thyer ligjet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit më shumë se 23 milionë herë.

Nëse gjoba miratohet nga një gjykatë australiane, do të ishte ndëshkimi më i madh ndaj një korporata në historinë e vendit.

Rekordin e mëparshëm e mban Banka Australiane e Komonuelthit, e cila në vitin 2018 u gjobit me 700 milionë dollarë australianë (493 milionë dollarë amerikanë) pasi pranoi se kishte shkelur ligjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.