1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Karmina ndërpret pushimet luksoze dhe bën thirrje për protestë

Karmina ndërpret pushimet luksoze dhe bën thirrje për protestë

Karmina ka bërë sot një thirrje për protestë, duke njoftuar fansat se po ndërpret udhëtimet e saj në SHBA dhe Karaibe, për të qenë në Tiranë më 27 janar.

Në një postim të saj ajo shkruan:

“Dua të njoftoj fansat e mi, se kam ndërprerë udhëtimin tim dimëror promovues në disa prej resorteve me 5 yje në SHBA dhe Karaibe, për shkak të disa detyrimeve që Zeni ka në Tiranë.

Shumë prej pronarëve të këtyre resorteve janë mërzitur, por nuk më kanë vënë gjobë pse po largohem prej hotelit, edhe pse e kam në kontratë që duhet të qëndroj në këto hotele për t’u bërë reklamë atyre.

Kthimi në Shqipëri është i trishtueshëm, pasi kam shumë probleme me politikën aty, dhe Zeni është shumë i mërzitur.

Ai duhet të shkojë të takojë dhe një prokuror, që i kërkon infomacion se çfarë ka bërë me 7 milionë euro në qershor të 2009-s.

Kjo është e tmerrshme, pasi ai në qershor të 2009-s më ka njohur mua dhe nuk mban mend asgjë, veç meje.

Si mund t’i ngelen në mendje atij 7 milionë euro, para meje!

Sidoqoftë, unë po kthehem në Tiranë dhe shpresoj të sjell dhe disa nga linjat e fundit në dyqanin tim, me qëllim që këta të tatimeve që po hetojnë llogaritë e Zenit se ku i gjen lekët, ta kenë të qartë se ne të ardhurat i kemi nga dyqani im.

Pas protestës shpresoj që të paktën të mbyllet kjo çështja e Zenit në Prokurori, ndryshe do na duhet të futen sërisht në çadër dhe ajo do jetë shumë keq për mua, pasi do të më duhet të udhëtoj vetëm në panairet e modës që janë në pranverë, pasi Zeni duhet të jetë tek çadra.

Uroj Zotin që gjithçka të shkojë mirë dhe në datë 27 të marrë fund ky çregullim i tmerrshëm i jetës sime, që nuk më lanë të pushoj një muaj rehat.

Falë famës që kam, shumë pronarë hotelesh më mirëkuptojnë kur ua ndërpres pushimet në mes dhe iki, por shpresoj që pas datës 27 të mos ndodhë më kjo gjë.

Ndaj ju bëj thirrje qoftë dhe për këtë gjë, të dalim në protestë më 27 janar”.