osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Klosi dhe Koçi: Akuzat e Berishës ndaj LANÇ çmenduri, është tradhtar si vëllezërit e tij ballistë, nuk ia ul dot vlerat luftës me shpifje

Klosi dhe Koçi: Akuzat e Berishës ndaj LANÇ çmenduri, është tradhtar si vëllezërit e tij ballistë, nuk ia ul dot vlerat luftës me shpifje

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi kanë reaguar dje ashpër sa u takon akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha në adresë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Ky i fundit dy ditë më parë provokoi, ndërsa e cilësoi Ditën e Çlirimit si ditën më e zezë për shqiptarët, pasi sipas tij, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët. Por gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ish-kreu i SHISH shprehu bindjen se akuzat e Berishës ndaj LANÇ janë çmenduri, ndërsa theksoi se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është epopeja më e lavdishme dhe se shkëlqimin e saj nuk mund ta zhbëjë ish-kryeministri.

Sipas tij, Berisha është në lajthitje e sipër. “Deklaratë e Sali Berishës se nuk kanë vdekur 28 mijë dëshmorë dhe se shumë beteja janë shpikur gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare është çmenduri dhe skandal. A e kuptoni se ku ka arritur Berisha, që guxon dhe sulmon LANÇ-in që ka qenë epopeja më e lavdishme e këtij vendi mbase pas Skënderbeut për 500 vjet Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte një ngjarje shumë e rëndësishme ku gjithë populli shqiptar u ngrit kundër pushtuesve të huaj, italianëve në fillim dhe pastaj gjermanëve, duke e rreshtuar vendin tonë me gjithë forcat e mëdha antifashiste.

Kështu që të gjitha deklaratat e Saliut janë lajthitje dhe kot. E rëndësishëm është që LANÇ është epope dhe këto deklarata të paprecedente t’i mbajë Saliu për vete. Turp që Berisha nuk respekton dëshmorët që dhanë jetën për këtë vend dhe është e kotë të merremi me Saliun”, deklaroi ai.

Berisha tradhtar si vëllezërit e tij ballistë

Më tej ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi e cilësoi ish-kryeministrin Sali Berisha si tradhtar, ndërsa mohoi se gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ka pasur vëllavrasje. Sipas tij, ballistët dhe xhandarët që u vranë ishin tradhtarë si Berisha dhe ata kurrsesi nuk mund t’i konsiderojmë vëllezër, siç thotë ish-kryeministri, pasi bashkëpunuan me armikun.

“Berisha edhe në partinë e tij ka mbetur pas, kështu që po përpiqet të shpikë dhe bëjë deklarata për të qenë në qendër të vëmendjes, të qëndrojë mbi ujë si i thotë popullit. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk ka nevojë për vlerësimet e Berishës, pasi ky i fundit është tradhtar. LANÇ përveç popullit shqiptar, e kanë vlerësuar edhe aleatët që na radhitën me veten e tyre në anën e duhur dhe fitues. Kështu që si përfundim nëqoftëse Berisha e quan LANÇ luftë vëllavrasëse është një çmenduri!

Pse? Sepse të quash vëllezër të vrarë ata xhandarë që për një rrogë u bashkuan me italianët dhe më vonë me gjermanët, mund t’i quaj Sali Berisha vëllezër, por ata nuk janë vëllezërit e mi. Ata janë njerëz që i shërbyen okupatorit për një rrogë dhe për të përfituar nga ky shërbim dhe tradhtuar vendin dhe popullin. Dhe natyrisht ata mund të jenë vëllezërit e Berishës, por jo të mitë”, nënvizoi Klosi për gazetën “SOT”.

Koçi: Berisha është fundamentalist kundër antifashizmit

Por i ashpër ndaj deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha dje është treguar edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, shprehu bindjen se Sali Berisha dhe Agron Tufa janë kopje të Dick Martyt në raport me LANÇ. Sipas tij, Berisha është fundamentalist kundër antifashizmit.

“Sali Berisha dhe Agron Tufa janë kopje të Dick Martyt në raport me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ashtu si Dick Marty akuzon dhe përbalt Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës po ashtu dhe Berishët e Tufat mallkojnë LANÇ. Berisha është fundamentalist kundër antifashizmit. Numri i humbjeve njerëzore gjatë luftës mund të jetë edhe më shumë se 28.000. Mohimi i kësaj sakrifice është një tjetër kontribut kundër rolit të Shqipërisë në Luftën e II Botërore. Përkthehet ne antishqiptarizëm të qartë”, deklaroi Koçi për gazetën “SOT”.