Kontrollorët e turnit të natës ndalohen të hyjnë brenda në aeroport: Kulla nën mbrojtjen e ushtrisë dhe policisë

Kontrollorët e turnit të natës ndalohen të hyjnë brenda në aeroport: Kulla nën mbrojtjen e ushtrisë dhe policisë

Turni i tretë i punonjësve që janë përgjegjës për kullën e vrojtimit të aeroportit të Rinasit kanë ardhur, janë paraqitur në punë, por nuk janë lejuar nga policia që të fillojnë punën.

Më pas ata janë larguar. Gjithashtu tani aeroportin e ka marrë në dorë policia dhe Ushtria dhe nuk lejohet të hyjë askush në territorin e aeroportit.

Madje edhe kontrollorët që ishin aty deri pasdite, janë larguar dhe kanë thënë se do e vazhdojnë “betejën” e tyre, për të gjetur gjuhën e përbashkët me qeverinë.

Prej mesditës policia dhe ushtria kanë marrë drejtimin e aeroportit. Kontrollorët nuk janë lejuar, ata të turnit të tretë nuk janë lejuar nga policia. Nuk ka pasur një dakortësi mes tyre. Në kullën e vrojtimit ndodhen vetëm Forcat e Armatosura, nuk është lejuar turni i tretë. Dhe vetëm pak minuta më parë janë larguar edhe ata që kanë qenë në kullat e vrojtimit. Siç mund të shihni janë vetëm uniformat blu dhe forcat e ushtrisë.

Nuk po fillon puna te kullat e vrojtimit. Nga informacionet që kemi është se fluturimet do të mbeten përkohësisht të bllokuara dhe më pas do të ketë një plan që do të bëhet publik. Nga komunikimim që kemi pasur me kontrollorët na është thënë që do e vazhdojnë rezistencën, por po mundohen që të ketë një dialog mes tyre dhe qeverisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe kërkesave që ata kanë.