Korsitë e biçikletave dhe pallatet zhdukin vendet e parkimeve në Tiranë! Brenda lagjeve nisin sherret për një vend parkimi

Korsitë e biçikletave dhe pallatet zhdukin vendet e parkimeve në Tiranë! Brenda lagjeve nisin sherret për një vend parkimi

J. T. banon në një nga lagjet më të populluara dhe të zhurmshme të Tiranës, në rrugën “Sami Frashëri”, tek ish-Blloku dhe çdo ditë ka stres kur duhet të lëvizë me makinë apo të parkojë afër pallatit ku banon.

Nënë e dy fëmijëve të vegjël, ndërkohë që nxiton për në punë dhe për të çuar fëmijët në shkollë, ajo duhet të durojë trafikun e shtuar në rrugë, e ndonjëherë edhe të shkëmbejë fjalë apo të grindet me ndonjë drejtues makine apo ndonjë komshi për parkimin.

Ky stres për familjen e saj dhe të banorë të tjerë të zonave të ndryshme në Tiranë, duket i shumëfishuar pas ndërtimit të korsive të biçikletave.

“Është një stres i madh i përditshëm. Korsitë e biçikletave, shumë mirë që bëhen, por gjerësia e këtyre korsive ka zaptuar gati 1/3 e rrugës duke mos lënë vend për parkim dhe duke bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve. Rruga është ngushtuar shumë”, – shprehet J. T për gazetën “Si”, ndërsa shton se, diçka e tillë, jo vetëm që nuk ka sjellë ndryshim për sa i përket trafikut, por, përkundrazi e ka rënduar atë.

Për disa ditë, rruga “Sami Frashëri”, ashtu si dhe disa rrugë të tjera në kryeqytet, iu nënshtrua punimeve për zgjerimin e korsive të biçikletave, e tashmë aty do të ketë korsi dedikuar biçikletave, por asnjë vend për parkimin e makinave.

“Dikur e parkoja makinën këtu poshtë pallatit. Tani nuk di ku ta parkoj. Këtu afër është vështirë të gjesh edhe parkim me pagesë. Edhe një parkim privat, që ka ekzistuar, pak kohë më parë u mbyll, pasi në hapësirën ku ndodhej parkimi po ndërtohet një pallat”,- thotë J.T.

Poshtë pallatit ku ajo banon nuk ka asnjë vend dedikuar parkimit të makinave dhe parkimi i tyre bëhet, duke zbatuar rregullin “më i shkathëti, më i shpejti”.

Nuk është çudi, që për orë e orë të tëra të sillesh vërdallë, pa ditur ku të parkosh makinën e madje të futesh në konflikt me të tjerë njerëz, që kanë të njëjtin hall si ty.

“Vetëm tre ditë më parë, im shoq për pak u rrah me dikë, që banon pak më tutje. Më thoni ku mund të parkohet këtu?! Kjo është një zonë, ku ka shumë lëvizje e biznese. Rregulluan korsitë e biçikletave, por na shtuan stresin dhe na futën sherrin nëpër lagje”,- vijon J.T.

“Vetëm disa ditë më parë, një 26-vjeçar u arrestua, se qëlloi me armë zjarri pas një sherri, që filloi për parkimin e automjetit. Mos t’iu duket çudi edhe nëse ndodh ndonjë vrasje pas sherreve që bëhen për vendet e parkimit nëpër sheshe pallatesh”,- komenton ajo.

Edhe S. Ç, i cili banon në rrugën “Hoxha Tahsin” shprehet i pakënaqur me ndryshimet e bëra në rrugë pas ndërtimit të korsive të biçikletave.

Sipas tij është paradoksale, që korsitë e biçikletave, përkundër përshtypjes që mund të krijohet se po sjellin rregullsi në rrugë dhe në jetët e gjithsecilit, po bëjnë që njerëzit të përballen me një problem shumë stresues: mungesën e hapësirave për parkim.

“Nuk guxoj të dal me makinë nga shtëpia. Stresin më të madh e kam se nëse dal, kur të kthehem nuk do të gjej ku ta lë makinën”,- shprehet ai, ndërsa shton se “ndërtimi i korsive të biçikletave nuk ka sjellë ndryshim për sa i përket trafikut e madje edhe e ka rënduar”.

“Këtu kalojnë dhe autobusë dhe bëhet rrëmujë e madhe, sepse korsia është zgjeruar më tepër se sa ka qenë dikur për parkim.”

Edhe bizneset përreth ndajnë të njëjtin shqetësim.

“Njerëzit nuk ndalojnë, se nuk kanë ku të parkojnë dhe kemi rënie të xhiros në biznes. Numri i biçikletave që kalojnë është shtuar, sidomos gjatë kohës së pandemisë, por gjithsesi është shumë më i vogël se numri i makinave.”, – shprehet Z.B, i cili ka në zotërim një dyqan ushqimor shumë afër rrugës kryesore.

Edhe A.Ç, i cili punon në një dyqan mobiliesh ndan të njëjtin mendim me të.

“Askush nuk erdhi të na pyeste çfarë mendimi kishim ne si biznese. Ndërtimi i këtyre korsive është pengesë për ne, por edhe për njerëzit dhe kalimtarët. Nuk e kuptoj se pse korsia duhej të ishte kaq e gjerë. Për mendimin tim, rruga duhej të ishte lënë më e gjerë dhe njerëzit të kishin ku të parkonin”,- thotë ai për gazetën “Si”.

Një situatë e ngjashme është edhe në rrugën “Myslym Shyri”.

V.C, punonjës në një nga dyqanet e zonës vëren, se tashmë që në rrugë janë vendosur korsitë e biçikletave dhe makinat s’kanë ku të parkojnë, dhe të ardhurat e biznesit janë ulur ndjeshëm.

“Nëse më parë makinat mund të ndalonin e të gjenin ndonjë vend për të parkuar dy minuta, tani është e pamundur. Edhe për furnizimet kjo ka sjellë vështirësi. Na falimentuan”, – shprehet ai për gazetën “Si”.

E.I, një tjetër biznesmen, i cili ka rreth 20 vjet, që vepron me biznesin e tij në këtë zonë, shprehet se Bashkia në këtë mënyrë po bllokon lëvizjen e lirë të qyetarëve.

“Këta po ndalojnë lëvizjen e lirë të njerëzve. Unë nuk kam klientë vetëm në lagje apo këtu vërdallë. Si do të vijë një klient këtu te unë, që nga Fresku apo Kamza? Njerëzit nuk lëvizin vetëm në këmbë, vetëm me biçikletë, por lëvizin dhe me makina. Edhe e drejta e lëvizjes dhe e parkimit është e drejtë e njeriut.”,- pohon ai.

Edhe në rrugën përballë gjimnazit “P. N. Luarasi”, ashtu si dhe në zona të tjera në qytet është i njëjti problem.

Një burrë rreth të dyzetave, i cili ka një biznes në rrugën përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” thotë se ka mbi 10 minuta, që vjen vërdallë, për të gjetur një vend parkimi. Jo rrallë herë e ka futur makinën në cep të ndonjë pallati rrotull, porse ky veprim është një risk më vete.

“Herën e fundit, mirë që e parkova, por kur doja të dilja, nuk kisha nga lëvizja, se dikush tjetër e kishte parkuar pas meje e nuk kishte lënë fare hapësirë për të dalë”,- shprehet ai, ndërsa shton se ka pasur raste edhe kur është konfliktuar pikërisht për shkak të parkimit edhe me banorë përreth.

Korsitë e biçikletave kanë nisur të zënë një pjesë të madhe të rrugës dhe bllokojnë lëvizjen e automjeteve. Por ato jo rrallë herë bllokohen edhe nga lëvizja e mjeteve motorike, apo dhe makina, të cilat hyjnë apo dalin nga rrugicat përreth.

A. S, një djalë 22-vjeçar, i cili e përdor biçikletën në të përditshmen e tij, shprehet i kënaqur nga ndërtimi i korsive të biçikletave, porse nuk mohon, se babai i tij e ka gati të pamundur të parkojë makinën afër shtëpisë, ndërsa nuk mund të shkojë në punë më këmbë apo me biçikletë.

“Mua më pëlqen të ketë korsi biçikletash në të gjithë qytetin. Por, të them të drejtën, rrugët në shumë raste duket sikur janë ngushtuar për makinat dhe kanë sjellë shumë probleme për ata që drejtojnë makinat, jo vetëm për shkak të trafikut që krijohet, por edhe se nuk kanë ku të parkojnë”,- nënvizon ai.

Për ekspertin e sigurisë rrugore, Msc.Ing.Mamir Hodo (Auditues dhe Inspektues i Sigurisë Rrugore), ndërtimi i korsive ka ngushtuar rrugët dhe mungesë të vendeve të parkimit, është krijuara një problem I madh që duhej shmangur që përpara ndërhyrjeve.

“Nisur nga fakti, që duke marrë gjerësinë e një biçiklete afërsisht 0.75 m dhe duke shtuar manovrimet zig-zageve, atëherë gjerësia minimale e hapësirës së kërkuar është afërsisht 0.9 m.

Dhe në rast se do të duhet të kemi një shkëmbim alternativ midis senseve të lëvizjes, kjo do të thotë që karrexhata ekzistuese është dashur të zvogëlohet minimalisht me 1.8 m.”, – shpjegon ai për gazetën “Si”, ndërsa shton se:

“Është pikërisht ky problem që ka sjellë dhe efekte të tjera në qarkullimin rrugor, nisur nga fakti se një korsi e lëvizjes së mjetit në kushte normale nuk mund të jetë më e vogël se 2.75 m”.

Sipas tij, “Rrugët të cilat kanë qenë ekzistuese kanë qenë të projektuara për këtë lloj trafiku dhe jo për qarkullim biçikletash.”

Eksperti thekson se fakti që drejtuesit e mjeteve i parkonin mjetet e tyre në rrugë dhe tani vendin e tyre do ta zërë qarkullimi i biçikletave, kjo “medoemos duhet të bëhet e analizuar saktë nga zyrat e urbanistikës së bashkive, që ky problem të marrë zgjidhje”.

“Në fund të fundit, të gjithë paguajnë taksë të qarkullimit dhe do të duhet që diku të parkojnë dhe mjetin.”, përfundon ai.

Kryeqyteti po rritet nga ndërtimet dhe popullsia. Më shumë njerëz dhe më shumë makina dhe tani më shumë biçikleta me korsitë e dedikuara lëvizin. Por brenda tij asnjë rrugë nuk është zgjeruar, madje janë ngushtuar për më shumë funksione.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Ertjon Veliaj është shprehur se ndërtimi i korsive të reja për biçikletat do të vijojë, ashtu siç është bërë te Libri Universitar, ish stadiumi “Dinamo”, sheshi “Uilson” etj.

Sipas tij, zgjerimi i trotuareve dhe korsitë e biçikletave janë pjesë e një emergjence shëndetësore, njësoj si shërbimi zjarrfikës, shërbimi policor apo shërbimi i ambulancës.(Gazeta SI)

Isparta escort Afyon escort Giresun escort Çanakkale escort Trabzon escort Çorum escort Erzurum escort Muğla escort Pamukova escort Buca escort Osmaniye masaj salonu Balıkesir escort Manisa escort Aydın escort Muğla escort Maraş escort Yozgat escort Tekirdağ escort Mersin escort Nizip escort Çankaya escort Ordu masaj salonu Kütahya mutlu son masaj Elazığ mutlu son masaj Malatya mutlu son masaj Tokat mutlu son masaj Çorum mutlu son masaj Yalova mutlu son masaj Şanlıurfa escort bayan Gaziantep escort bayan Amasya escort bayan Edirne escort bayan Yozgat escort bayan Adana escort bayan