1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

KPA rrëzon të gjitha pretendimet e Alaudin Malaj, ish-gjyqtari humbet betejën për riemërimin e tij në drejtësi

KPA rrëzon të gjitha pretendimet e Alaudin Malaj, ish-gjyqtari humbet betejën për riemërimin e tij në drejtësi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi të martën në tërësi ankimin e ish-gjyqtarit Alaudin Malaj duke i dhënë fund epopesë të njeriut të njohur si një nga gjyqtarët më të pasur në vend, sipas deklarimit të tij të pasurisë.

Malaj doli nga sistemi i drejtësisë në korrik të vitit të kaluar kur dorëzoi një letër dorëheqjeje nga posti. Për shkak të dorëheqjes, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli në shtator pranimin e dorëheqjes dhe ndalimin e Malajt nga emërimi në sistemin e drejtësisë për një periudhë pesëmbëdhjetë vjeçare.

Malaj u shpreh i pakënaqur ndaj këtij vendimi dhe u ankua në KPA, ku ngriti mes të tjerash pretendime për konflikt interesi të dy anëtareve të trupës gjykuese të KPK-së që vendosi pranimin e dorëheqjes ndërsa pretendoi se është nën përndjekje nga segmente të politikës dhe të policisë së shtetit.

Të gjitha pretendimet e tij u rrëzuan nga KPA. Të martën, kur pritej mbajtja e fjalimit përfundimtar të mbrojtjes, Malaj nuk u paraqit pasi i dërgoi një email trupës gjykuese duke njoftuar se ishte sëmurë.

Sipas trupës gjykuese, njoftimi i të qenit sëmurë nuk shoqërohej nga dokumentacion mjekësor për të vërtetuar sëmundjen.