1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Donika Prela, nuk justifikon pasurinë

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Donika Prela, nuk justifikon pasurinë

KPA ka shkarkuar nga detyra ish-drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën. Prokurorja Donika Prela kaloi fazën e parë të vettingut në KPK, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, çka solli edhe shkarkimin nga KPA. Prela ka shfaqur probleme me pasurinë, pasi nuk justifikonte dot dy apartamente, një në Tiranë dhe një në Durrës.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 18.09.2020, ora 09:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore palët paraqitën konkluzionet përfundimtare. Komisioneri Publik deklaroi se i qëndron ankimit, pasi sipas tij, provat e reja të sjella nga subjekti i rivlerësimit nuk arritën të provojnë të kundërtën e shkaqeve të ankimit.

Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit paraqiti kundërshtimet për secilin prej shkaqeve të ankimit, duke i konsideruar ato, të pabazuara në ligj dhe në prova.

Subjekti i rivlerësimit, znj. Prela, i kërkoi Kolegjit mosmarrjen në konsideratë të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin e shpalli sot.