1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kur kryeshtetari kthehet në sarosh bujtinash politike quhet… pijetar!

Kur kryeshtetari kthehet në sarosh bujtinash politike quhet… pijetar!

Nga Anri Bala

Dje ishte i dehur dhe çakërrqejf! Ishte kthyer si sarosh i bujtinave politike në detyrën e presidentit. Mirëpo, Rama nuk i ndahet edhe kur tjetri pi nga sikleti, dhembja apo marazi dhe vazhdon ta pyes Baftjar Metën, se çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët, por edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!

Mirëpo, asnjëherë nuk e pyete veten se çfarë halli kishte, që na e bëri borxh dhe barrë ne?! E di si më duket ky presidenti yt, që dikur na e “shite” për qelibar, edhe pse kishte mbi supe një mal me zullume e prapësira, si një burrec i dhunuar me pushtet. Edhe pse ti, sa herë të jepet mundësia, e proklamon me zë të lartë, se nëse do kishe mundësi të nusëroje edhe një herë, e njëjta nuse do ishe si ditën e parë… do e votoje përsëri ashtu siç ishte, zezan dhe zabrahan…!

E me të drejtë, duke dëgjuar gjithë ato vargje idilike, të përshtjellohet një zemërim në stomak! Por ta dish, se ndoshta se ke kuptuar, se ai është i zemëruar me ty e jo me ne, që e njohim mirë kush është, e s’do na duhej të nusëronim edhe një herë aspak, për ta çuar me ceremoni dhe dekoratë merite, si banori shembullor i 7 penxhereve.

Është i egërsuar me ty, tamam si dashnor i mërzitur, sepse e gënjeve, e preve në besë, e ndaj i shkreti, pasi e mbush, i bie kovës së qumështit me shkelm. S’di çfarë të bëj dhe as nga të shkoj, me barrën e rëndë të pushtetit këmbëthyer që i keni dhënë për ta futur në qorrsokak. Të jemi të sinqertë, ju e vendosët aty dhunshëm, pa dëshirën e tij, për ta hequr qafe nga rrugët që u kishte zënë, edhe ai me dhunë.

Por ne, nuk e marrim seriozisht si ju, “shakaxhiun” e llojit të tij. Në fund të fundit, ca lodra na ka borxh dhe ato nuk i lëshon nga dora, sepse ia jepni ju me zor, ia ngecni në dorë, që qaramani i përkëdhelur të hesht dhe t’iu lërë të qetë ju dhe të na tërboi ne.

Dje, ishte kthyer në gaztor e pijetar dhe na u mbush mendja se ia arritët qëllimit… e degraduat në sarosh bujtinash politke, si ajo e faqeziut. Ne e morëm përgjigjen kur u përlot… me ujë, duke na thënë se, ai u ka borxh shqiptarëve t’u kthej demokracinë, atdheun, lirinë, rininë, por jo tani… me 26 Prill.

Natyrisht ai nuk do të kthej asgjë, por pas darke dhe qejfit lejohet të gënjesh ca… sa për meze, sepse s’ka faj kur ia shtroni tavolinën pa dëshirën e tij, nga frika juaj. Faj dhe borxhi i tij është fare i vogël, me borxhin dhe fajin tuaj. Shqiptarët nuk e meritonin këtë poshtërim. Vendi meritonte një President, burrë të shkolluar, të edukuar, të kompletuar, si plaku i urtë, i zgjedhur nga ajka e elitës së burrave.

Kurse batuta, se: “… nuk e zgjodhëm ne president, por e zgjodhëm bashkë me votat e LSI”, është mashtrim i poshtër, se nëqoftëse ju nuk i kishit votat për ta zgjedhur, atëherë me çfarë votash do e shkarkonit?! POr jo, ti zgjodhe që ta gradoje dhe nderoje, duke e hedhur në majat më të larta të pushtetit, që as plaku dixhital nuk i arriti?! Vërtet ju dukej aq i përkryer, kur në CV e tij vetëm një sherr rrugaçror me Nanon dhe Topallin kishte dhe kontributin se si mund të bëhesh milioner, kur je martuar me këpucë të marra hua dhe meze bukë e djathë në trajsë.

A mund tu thoni shqiptarëve se çfarë shkolle, profesioni, edukimi profesional ka?! Sa vjet ka punuar në një profesion, ku dhe kur, duke përjashtuar profesionin pa diplomë… atë të lehësit para turmave të LSI-së?!

A mund tu tregoni shqiptarëve, se si është e mundur që nuk e çoni para drejtësisë të hetohet, gjykohet për pasuritë e bëra si Aladini me llampën e tij… për t’i qetësuar dhe detyruar të mendojnë si ju, se i ka me djersë nga ulluku i prapanicës së politikës?!

Vërtet shqiptarët meritonin një president, që pasi ishte bërë president, të dilte dhe pëlliste se populli duhet të armatosej për të luftuar udhëheqjen e tij?!

Ju heshtët, sepse jeni të bindur, se thirrjet e tij ishin një vrerë që nuk helmon askënd, sepse i ishte shkulur… dhëmbi. Mirëpo nuk është e vërtetë, helmi i tij pa pickim, i hedhur në shesh, helmon institucionin, demokracinë, moralin dhe Shqipërinë, duke i marrë peng dhe kjo është një lajthitje e madhe.

Dëmet dhe zullumet e tij nuk kanë fund, por edhe tuajat janë shumë të rënda, që prodhuat një monstër politike dhe për këtë ua keni borxh ju shqiptarëve për t’ia kthyer. Na futët shejtanin në djep dhe e ushqyet me qumësht dallëndyshesh, e rritët, duke harruar se shejtani sado bujar të tregohet me dëshirat… prapë shejtan është.

Dje, kryeshtetari juaj tha shumë gjëra, por ne pamë një të vetme: Fytyrën e ndyrë të pushtetarëve shqiptarë, që i bëjnë të ndjehen të frikësuar edhe fëmijët në djep për të ardhmen e tyre!/Ekskluzive.al