1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Kur nis ndërtimi i tunelit të Llogarasë?

Kur nis ndërtimi i tunelit të Llogarasë?

Kryeministri Edi Rama ka thënë nga Vlora, se punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, do të nisin në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Ai foli edhe për projektin e transformimit te parkut te shtepise se Pavaresise, projekt ky, që do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me buzën e detit dhe Lungomaren.

“Më në fund do të dalë në dritë shtëpia më e rëndësishme e Shqipërisë, e fshehur pas gardheve e kioskave prej dekadash të tëra; do mbillen shumë pemë e gjelbërim dekorativ, në një tjetër hapësirë fantastike për banorët, vizitorët, turistët”, tha Rama, teksa theksoi se shume shpejt do nise puna edhe per Portin e Madh te Jahteve.

“Per tunelin është bërë gara e projektit, s’po vë data e muaj se për gjithcka mund të ndryshojë por në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, ne do fillojmë ndertimin e tunelit të Llogarasë, ama pjesa nga Uji i Ftohtë në Orikum përmes Radhimës do rindërtohet e do bëhet një zonë që ata që kanë bizneset e shtëpitë të kenë forcë tërheqëse më te madhe.

Duam që në Vlorë të kemi me miliona turistë në dhjetë vitet e ardhshme.

E s’mund t’i mbajë as Lungomare as Sheshi i Flamurit, por gjithë zona që do ketë zemër Vlorën, por shumë pika të tjera, ku është edhe Orikumi, e po ashtu deri në Sazan”, tha Rama.

“Porti i jahteve, e kemi diskutuar, për një port turistik, që sjell shumë punësim, ekonomi, e të sistemojmë portin e peshkatarëve, e të kemi dhe një terminal për tragetet në rast se porti turistik do të marrë jetë”, theksoi shefi i Qeverise.