1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Leksioni etik “Izetbegoviç” dhe “palaçoja” i Bashës

Leksioni etik “Izetbegoviç” dhe “palaçoja” i Bashës

Nga Ermir Hoxha

Duhej të kishte një debat më shumë se thjesht mbi politikën në Shqipëri, e ai është debati mbi etikën.

Siç dihet, çdo përballje, përfshirë luftrat nga një ekstrem e lojrat argëtuese në ekstremin tjetër, kanë një fair play.

Kur të ndjerit Alija Izetbegoviç i vritej dhe masakrohej populli prej egërisë së palimit serbe, ai gjente qetësinë e duhur sa për t’i kujtuar ushtrisë së tij etikën islame të luftës: jo vrasje civilësh; grash, fëmijësh, pleqsh (pra populli të thjeshtë), jo vrasje kafshësh, jo dëmtim të mbjellash apo burimesh të tjera jetësore. Kjo u pa më vonë, ku as personaliteti në fjalë, një presidenti erudit, e as vartës të tij në luftë, nuk u ngarkuan me akuza për krime lufte.

Izetbegoviç, mbeti një lider i dlirë edhe nën zjarrin e luftës, ku as gjuha s’i nxorri të rënda fjalë, të justifikueshme ndoshta nën një gjëndje tejet të vështirë siç ka qenë ato vite.

Fisnkëria e tij, në paqe e luftë, pa asnjë përthyrje, është diçka monumentale dhe e pangjashme në Ballkan.

Eshtë ky një leksion që vlen për politikën në Shqipëri, ku veç konsumit të zakonshëm politik, palët, zërat e saj, ofrojnë dhe performancë joetike, duhet thënë jo pa peshë dhe në votë, por shumë pak ose aspak të potencuar në debate.

Ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha, konsiderohet, e jo patjetër nga kundërshtarët e drejtpërdrejtë politikë, si ndotësi më i madh ligjërimit publik në Shqipërinë post-komuniste. Nuk është fjala thjesht për një akuzues të rëndomtë për konsumin e zakonshëm politik; është një shfrenim njerëzor në gjuhështhurrje, me etiketime të gjithëçfarshme ndaj kundërshtarëve politikë, të kujtdo që i ka dalë para, edhe brenda PD-së madje, sa, me gjuhë populli, mund të thuhet “mos rrafsh në gojën e tij”.

I ardhur nga mjekësia, një profesion që të dikton humanitet, edukatë, ndjeshmëri në komunikimin njerëzor, deri dhe një gjuhë të kultivuar që shëron, ai nuk ka shfaqur për asnjë çast të tilla cilësi. Që ditën kur nisi të ushtrojë pushtet, ai ia hoqi njerëzoren politikëbërjes, duke promovuar paskupullsinë në fushën etike, deri në çaktivizimin e kësaj të fundit në gjithë ligjërimin e tij personal e të lidershipit të PD-së.

Sot e kësaj dite, siç është ai aktiv me të njëjtën gjuhë vrastare, është dhe PD-ja e tij, e cila, më e pakta, nuk ka mundur dot të bëjë diferencën etike, në kushtet kur s’e ka lider zyrtar, pa u futur fare në aspekte vizionare. Ligjërimi i lidershipit të PD-së, pos varfërisë, parazitimit, asgjëthënies, përbën dhe një atentat moral ndaj shëndetit të nevojshëm shoqëror, duke injektuar te ai gjuhën e urrejtjes.

Kjo ka çuar deri aty, sa kundërshtari, ai që dhe e vuan këtë agresion etik 30-vjeçar, ta kthejë në aset avantazhues pikërisht diferencën në planin etik. Rama, hera herës e potencon këtë fakt, ku i mëshon fort asaj që te ai, ose te gjuha e partisë së tij, nuk do gjesh kurrë atë fjalor – balte – siç e quan, që e hedh kundërshtari i tij, duke mos kursyer as familjarë.

Në Oponionin e së enjtes, ai u përball me një mesazh të Berishës, ku i përmendej, trashësisht dhe me cinizëm, nëna që i ndërroi jetë para pak javësh. Dhe, më shumë se sa nga Berisha, u çmerit nga Fevziu, se si nuk pati dhe ai ndjëshmërinë e duhur etike për të mos e lexuar atë lloj mesazhi.

Dhe ky është një tjetër problem, që pra tregon se sa dramatike është bërë çështja e etikës në debatin publik, kur është fjala për debatin politik. Kjo sepse edhe gazetaria është pajtuar me këtë plojë komunikative, gjë që shihet në servirjen e çdo lloj fjalori te publiku, nga kushdo që llapaqenëron çnjerëzishëm, pa aktivizuar asnjë filtër etikë.

Një ngazëllim vihej re këto ditë në raportimin fjalë për fjalë të gjuhës së Bashës, ku e cilësonte rivalin politik si “palaço”, me një gojëmbushje të padëgjuar deri më sot.

Pra është Basha ky, ai, europiani.

Nuk është më pak i rëndë dhe cilësimi “hajdut”, ku më e pakta, nga kahja tjetër, jo e jo nga Rama, askush nuk e ka cilësuar ngjashëm, paçka akuzave që dhe ai ka mbi shpinë për abuzime financiare, siç është ajo për koston e Rrugës së Kombit. Se, mjafton që dhe kundërshtari të të kthehet me të njëjtën gjuhë, dhe ja, vjen barazimi. Por jo.

Rama e ka shndërruar në aset katastrofën etike të PD-së në ligjërim. Ndërsa gjuhën e tij, ndër armët më të forta që ka, ai e mbron me krahasimin si noliste. Ironia, sarkazma, alegoria, pretendon se kanë qenë e janë normale në gjuhën e një politikani të dhënë pas elokuencës. Por jo se është pa teprime. Ndonëse jo me të njëjtat fjalë si kundërshtari, por po me të njëjtët tejkalime vrastare etike.

Kështu, politikisht PD vazhdon të mbetet e pareformuar, që në etikë, ndërkohë që kërkon ngultazi kthimin në qeverisje, pa e theksuar kurrë se për çfarë dhe në emër të ç’transformimi, ç’vizioni të ri, të ç’reforme të brendshme, të ç’risie, të ç’befasie për mirë, të ç’elite të re, të ç’mendimi të ri, e në fund, të ç’etike e kulture të komunikative ndryshe.