1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Lëreni presidentin të “votohet”

Lëreni presidentin të “votohet”

Nga Mero Baze

Këto palë zgjedhje e kanë një të mirë. Përveçse do të votohen deputetët, do të votëbesohet dhe presidenti i Republikës.

Në asnjë palë zgjedhje në botë jo presidenciale, nuk të jepet një mundësi e tillë. Por ja që zgjedhjet shqiptare po na e japin këtë mundësi.

Dhe në fakt këtë mundësi e krijoi vetë presidenti me hardallosjen e tij psikike, por dhe politike.

Ai vendosi të shpallë veten si institucioni i vetëm legjitim në vend, që mund të bëjë çfarë të dojë.

Të marrë pjesë në zgjedhje, t’i prishë ato, të çmendet, të bjerë në dashuri në Vlorë, të marrë inat kandidatin e parë, dhe të përbetohet për të dytën, pastaj të hidhet në luftë për referendum dhe të shpallë 25 prillin betejë për jetë a vdekje.

E gjithë duket një anomali kushtetuese politike dhe psikike, por në fakt është i vetmi shans të kemi një bilanc më 25 prill, sa legjitim është presidenti ynë.

Ky tashmë është një president që ka hyrë në zgjedhje. Ka shpallur veten kandidat, ka shpallur LSI partinë e tij, dhe po fle e zgjohet në Vlorë si një i dashuruar që s’ka gjumë nga ëndrra e 25 prillit.

Dhe kjo është gjëja më e mirë e këtyre zgjedhjeve, edhe pse duket anomalia më e madhe.

Më 26 prill ne do të kemi shansin të shikojmë sa vota ka presidenti ynë, që e shpall veten legjitim dhe përfaqësues të popullit shqiptar.

Dhe pas asaj natyrisht që duhet të japë llogari për gjithë anomalitë që prodhoi, duke shkelur ligjin si president.

Biles dhe për atë që duket se ka shkelur xhindet.